TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përleshja në Kuvend, KMDLNj fajëson Konjufcën për shkelje të rënda të rregullores

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Përleshja në Kuvend, KMDLNj fajëson Konjufcën për shkelje të rënda të rregullores

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar për përleshjen që ka ndodhur më 13 korrik në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës.

KMDLNj, thotë se udhëheqja e seancës nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ishte në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit.

KMDLNj thotë se kryeministri, presidentja, ministrat, zëvendësministrat “konsiderohen mysafirë dhe duhet t’i nënshtrohen rregullave që janë të përcaktuara nga Kuvendi e që nuk ndodhi në seancën e fundit”.

Sipas këtij këshilli, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, nuk ka pasur të drejtë ta grisë foton e vendosur nga opozita, ku paraqitej kryeministri Albin Kurti me hundë të gjatë, si dhe shkelje tjetër sipas këshillit është kur i njëjti e gjuan me shishe uji deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun.

“Në këtë situatë, kryetari i Kuvendit, po të kishte pasur profesionalizëm dhe guxim, do ta largonte nga seanca Besnik Bislimin sepse, si mysafir, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit ndërmori veprime që nuk i takojnë sikur që sulmoi deputetin Lushtaku”, tha KMDLNj.

Këshilli thotë se është i sigurt se nëse kryetari i Kuvendit do ta largonte nga seanca Bislimin, situata do të qetësohej dhe seanca do të zhvillohej në rrethana krejtësisht tjera.

Ndërkaq, KMDLNj-ja, si shkeljen më të rëndë që e bëri kryetari i Kuvendit, e konsideron thirrjen drejtuar Policisë së Kosovës të intervenojnë sa ishte duke u zhvilluar seanca.

Në reagim thuhet se kryetari i Kuvendit fillimisht është dashur ta ndërpresë seancën e pastaj ta thërrasë Policinë e Kosovës që të ndërhyjë në qetësimin e seancës.

KMDLNj vlerëson se nuk ka asnjë bazë ligjore që të ndiqen penalisht asnjëri që shkaktoi incidente në këtë seancë, as nga ana e qeverisë e as nga ana e deputetëve./teve1.info/

Tags: Glauk KonjufcaKMDLNjperleshja ne Kuvend
ShareTweet

Postime të ngjashme

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

Shteti ua ndal sërish pensionet veteranëve që punojnë në ndërmarrje publike rajonale

15 mars – Ditëlindja e Faik Konica, mjeshtri i prozës moderne shqipe

15 mars – Ditëlindja e Faik Konica, mjeshtri i prozës moderne shqipe

Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol

Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre dergohen në spital

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Traktori me dru godet automjetin e Policisë, lëndohen katër zyrtarë

Gruaja kosovare dënohet për mashtrim ndaj pensionistit zviceran

Gruaja kosovare dënohet për mashtrim ndaj pensionistit zviceran

​18-vjet nga tragjedia e Gërdecit

​18-vjet nga tragjedia e Gërdecit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën