Kombëtarja e Kosovës në volejbollin me rërë U22, në konkurencën e femrave ka fituar titullin e kampionit në Kampionatin Ballkanik U-22.
Dyshja Melirona Avdullahu/Yllka Jashari në finale kanë mposhtur kombëtaren turke me rezultat 2:1 në sete (21:19, 18:21, 15:4).
Ballkaniku u mbajt në Shtip të Maqedonisë së Veriut, ndërsa dyshja Avdullahu/Jashari gjatë tri ditëve të garës kanë treguar lojëra cilësore.