TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi: Sulmi i qeveritarëve ndaj deputetëve tanë i ka në prapavijë dy qëllime tjera

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Krasniqi – Kurtit: Në dialog nuk ke nevojë të luash rolin e shpëtimtarit e as tradhtarit, mjafton të marrësh përgjegjësi

”Dhunë qeveritare në mbrojtje të Radojçiqit”. Kështu e ka ka cilësuar përleshjen e sotme në Kuvend kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Ai ka thënë se ”deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë ballafaquar me një orkestim të pastër nga ana e Qeverisë, që, fatkeqësisht, ishte i bazuar në sulme fizike dhe nxitje të dhunës”.

“Dhuna qeveritare në mbrojtje të Radojçiqit! Sot, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë ballafaquar me një orkestim të pastër nga ana e Qeverisë, që, fatkeqësisht, ishte i bazuar në sulme fizike dhe nxitje të dhunës. Kjo tendencë e Qeverisë, duke i sulmuar në mënyrë të paprecedentë deputetët tanë, përveç dëshirës së tyre për të shtypur opozitën, në prapavijë ka edhe dy qëllime të tjera. E para: Që përmes një skandali tjetër, të mbuloj dhe të tërheqë vëmendjen nga skandali më i madh politik në vendin tonë në të cilin janë përfshirë ata vet – koordinimi, bashkëpunimi dhe planifikimi i veprimeve politike bashkë me kriminelin Milan Radojçiq, në dëm të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. E dyta: Të mbuloj tërheqjen e turpshme e të fshehtë të Besnik Bislimit nga veriu i Kosovës – këtij “profesori” që provokoi, nisi dhe kontribuoi pareshtur në sulmet fizike të Qeverisë ndaj deputetëve tanë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka thënë se PDK-ja nuk do ta largojë vëmendjen nga tema kryesore e cila sipas tij ka vënë në panik këtë Qeveri, siç thotë ai ”bashkëpunimi i fshehtë me Milan Radojçiqin“.

”PDK nuk do të ndalet për asnjë moment, derisa e vërteta e plotë e koketimit të kësaj Qeverie me kriminelin Radojçiq të merret vesh plotësisht. Çfarë pazaresh ka bërë kjo Qeveri me Radojçiqin në emër të Kosovës? Çfarë ka dhënë dhe çfarë ka marrë kjo Qeveri nga Radojçiqi? Çfarë dëmi i është bërë Kosovës dhe qytetarëve tanë përmes kësaj marrëveshjeje e bashkëpunimi të fshehtë, duke rrezikuar edhe sigurinë kombëtare të vendit?“.

”Këto dhe të gjitha pyetjet tjera do të marrin përgjigje. Albin Kurti, Mimoza Kusari-Lila, Besnik Bislmi dhe të gjithë të tjerët që janë përfshirë në pazare të turpshme me Milan Radojçiqin, duhet dhe do të japin llogari para qytetarëve“.

”Një gjë është është e sigurt: Kjo Qeveri nuk ka më asnjë lloj kredibiliteti për të qeverisur me vendin. Mandati duhet t’u kthehet qytetarëve sa më parë. Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja që sjellin një Qeveri ndryshe – të përgjegjshme e të besueshme dhe që e rikthen rrugëtimin e vendit në kursin e integrimit euro-atlantik dhe pro-perëndimor“, ka thënë kryetari i PDK-së, të enjten.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reperi ‘Mossi’ në pranga, del para Gjykatës për sulmin ndaj Burim Pacollit

Reperi ‘Mossi’ në pranga, del para Gjykatës për sulmin ndaj Burim Pacollit

Çitaku reagon pas intervistimit të Martin Berishajt: Një ditë në Prokurori, një ditë në Ambasadë

Çitaku kritikon VV-në pas dekretit të Osmanit: Ambicia për kontroll po çon vendin në zgjedhje

Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Epopeja e UÇK-së na kujton përpjekjet për liri ndër shekuj

Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Epopeja e UÇK-së na kujton përpjekjet për liri ndër shekuj

Vetëvendosje mban konferencë për media para seancës konstituive

Osmani shpalli dekretin për shpërndarje të Kuvendit, reagojnë nga Lëvizja Vetëvendosje

​Izraeli shpall fazë të re të luftës me Iranin, SHBA paralajmëron rritje dramatike të sulmeve

Griset një flamur në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë të Jugut, policia nis hetimet

Griset një flamur në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë të Jugut, policia nis hetimet

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

Abdixhiku: Mbështes Osmanin për shpërndarjen e Kuvendit, LDK vlerëson përgjegjësinë e saj për mbrojtjen e rendit kushtetues

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën