TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Veç zyrtarizimi mungesë, Daku te Rubin Kazan për 1.2 milionë euro

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Veç zyrtarizimi mungesë, Daku te Rubin Kazan për 1.2 milionë euro

Sulmuesi Mirlind Daku, është lojtar i ri i skuadrës së elitës së Rusisë, Rubin Kazan. Sipas mediave të afërta me klubin nga Republika e Tatarstani, Daku tashmë ka firmosur me Rubin Kazanin, ndërsa ka mbetur vetëm të prezantohet në faqen zyrtare të klubit.

Ylli dardan është transferuar nga klubi kroat, Osijek, ndërsa Rubin Kazanit i ka kushtuar 1,2 milion euro.

Sipas sajtit “tatar-inform.ru”, Osijeku ka kërkuar 1,5 milion euro për ta liruar Dakun. Kazani fillimisht ka ofruar një milion euro dhe është arritur marrëveshja për 1,2 milion euro.

Daku është përforcimi i tretë i Rubin Kazanit për edicionin e ri. Deri më tani, skuadra e kampionatit rus ka angazhuar edhe dy mbrojtës.

Mediumi tataras ka shkruar se 15 për qind e transferimit, përkatësisht 180 mijë euro, do t’i takojnë Llapit, ekipit të dikurshëm të Dakut. Llapi kishte ruajtur një përqindje të kartonit të Dakut kur ishte pajtuar ta lironte për tek Osijeku.

Daku ka luajtur pak për Osijekun, që megjithatë do të përfitojë shifër goxha të mirë nga shitja e 25-vjeçarit. Daku luajti huazim te Kukësi, Ballkani dhe te Mura në elitën e Sllovenisë. Te Ballkani dhe te Mura është shquar me numrin e madh të golave të shënuar.

Në edicionin e fundit në elitën e Sllovenisë shënoi 22 gola në 33 paraqitje. I kishte edhe dy asistime.

Mirlind Daku ka pesë paraqitje për Kosovën A dhe 12 të tjera për Kosovën U21. Është raportuar se së fundi Daku është pajisur me pasaportë të Shqipërisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ferizaj reagon pas finales së Kupës, ankohet për gjyqtarin Genc Nuza

Ferizaj reagon pas finales së Kupës, ankohet për gjyqtarin Genc Nuza

Alaba do të largohet nga Real Madridi, në fund të sezonit

Alaba do të largohet nga Real Madridi, në fund të sezonit

Ish-kapiteni i Chelseat, Azpilicueta, pensionohet nga futbolli aktiv

Ish-kapiteni i Chelseat, Azpilicueta, pensionohet nga futbolli aktiv

Arbeloa edhe zyrtarisht largohet nga Real Madridi

Arbeloa edhe zyrtarisht largohet nga Real Madridi

Ministria e Kulturës thotë se punimet në “Ishullin Urban” po zhvillohen pa pëlqimin e organeve përkatëse

Ministria e Kulturës thotë se punimet në “Ishullin Urban” po zhvillohen pa pëlqimin e organeve përkatëse

​Shpërthim në një minierë në Kinë, të paktën 90 të vdekur

​Shpërthim në një minierë në Kinë, të paktën 90 të vdekur

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Lagjja e Spitalit pa rrymë prej orës 11:00, japin detaje nga KEDS

Franca ia ndalon hyrjen në territorin e saj ministrit izraelit

Franca ia ndalon hyrjen në territorin e saj ministrit izraelit

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet në Shqipëri

Ministria iraniane: 25 anije kaluan përmes Ngushticës së Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit

Ministria iraniane: 25 anije kaluan përmes Ngushticës së Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit

Mbahet faza finale e Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe Kosovë–Shqipëri

Mbahet faza finale e Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe Kosovë–Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën