Portieri Visar Bekaj ka kaluar edhe zyrtarisht te skuadra e elitës së futbollit të Turqisë, Hatayspor.
Bekaj me Hataysporin ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
Portieri shtatlartë më parë ka qenë pjesë e skuadrës së Prishtinës, ndërsa në futbollin turk është transferuar nga Tirana. Karrierën e nisi te Ramiz Sadiku.
“Kemi nënshkruar kontratë trevjeçare me portierin me përvojë, Visar Bekaj. Zëvendëspresidenti Aydin Toksoz dhe Drejtori Teknik, Volkan Demirel, ishin të pranishëm në momentin e nënshkrimit të kontratës. E mirëpresim Visarin dhe i dëshirojmë suksese të pafundme me fanellën e skuadrës tonë”, shkruhet në njoftimin e Hataysporit.
Bekaj ftohet rregullisht edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës.