Klubi futbollistik Malisheva ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me katër futbollistë. Behar Maliqi, Alush Gavazaj, Florent Avdyli dhe Albion Berisha janë futbollistët që janë larguar nga Malisheva.
Katër futbollistëve iu ka përfunduar kontrata me Malishevën dhe kësisoj janë lojtarë të lirë.
“FC Malisheva dhe lojtarët Behar Maliqi, Alush Gavazaj, Florent Avdyli dhe Albion Berisha, kanë ndërprerë bashkëpunimin pasi që lojtarëve iu ka përfunduar kontrata. Faleminderit Behar, Alush, Florent dhe Albion për kontributin e dhënë për skuadrën dhe ju dëshirojmë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e Malishevës.