TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Projektligji për produktet medicinale, dyshime për mospërkrahje të prodhuesve vendor

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Projektligji për produktet medicinale, dyshime për mospërkrahje të prodhuesve vendor

Komisioni për Shëndetësi nuk ka hedhur në votim Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale, për shkak të mospajtimeve të thella mes deputetëve, përfshirë edhe atyre të mazhorancës.

Deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, por nga radhët e Listës Guxo, kërkuan plotësim-ndryshimin e këtij projektligji, pasi sipas tyre, nuk po përkrahën prodhuesit vendor farmaceutik, gjë të cilën e përkrahën edhe anëtarët e komisionit nga opozita. Mirëpo të kundërtën e thanë deputetët e LVV-së, që potencuan se përmes këtij projektligji do të ketë unifikim të çmimeve të barnave.

Kryetarja e komisionit për shëndetësi, Fatmire Kollçaku, tha se qytetarët do të përfitojnë më së shumti nga ky projektligj.

“Qëllimi i këtij projektligji është që të vendoset një rregullativ dhe për herë të parë të kemi një unifikim të çmimeve dhe një kosto më të përballueshme për qytetarët. Besoj që ky ligj do të ndryshojë shumë për të mirë situatën sa i përket qytetarëve dhe pacientëve që kanë nevojë për barna. Kjo nuk do t’i detyrojë të sillen në barnatore të ndryshme, por kudo që të jenë çmimi do të jetë i unifikuar dhe do të ketë një kontroll më të lartë të cilësisë së barnave”, tha ajo.

Por mëdyshje për të njëjtin shprehu deputeti i mazhorancës, Haxhiu Avdyli, i cili tha se ai nuk po mbështet prodhuesit vendor.

“Ky ligj ka një problem të vogël që ne duhet ta zgjidhim. Deri tani nuk kemi arritur që të zgjidhim, të avancojmë një segment i cili më bën skeptik se a duhet të votojmë sot Projektligjin. Janë shumë elemente të mirë të këtij projektligji, por kemi një mangësi që nuk jemi duke përkrah prodhuesin vendor…Me anë të këtij Projektligji ne nuk jemi duke i bërë favor por jemi duke i bërë disfavor, nuk jemi duke bërë të barabartë me prodhuesit e rajonit, por jemi duke bërë disfavor. Me anë të këtij ligji mund të ndodh të mbyllet një fabrikë shumë prestigjioze që ka mbi 20 milionë euro investim”, deklaroi Avdyli.

Kritik u shpreh edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tha se përmes projektligjit për produktet medicinale, krijohet një hapësirë e madhe e manipulimit për çmimet e barnave, derisa shtoi se i njëjti është harmonizuar më shumë me kompanitë jashtë Kosovës.

“Ky ligj shihet se është harmonizuar më shumë me lobuesit e kompanive jashtë Kosovës sesa me vendorët. Dje në këtë sallë sa ishim në grup punues u vë në pah se në draftin e parë ishte i paraparë rregullimi edhe i përcaktimit të çmimit për prodhuesit vendor, që atyre t’iu lejohet e drejta si vend të origjinës të deklarojnë çmimin”, tha ai.

Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha se ky projektligj duhet të ndryshohet pasi nuk përkrahen prodhuesit vendor.

“Prodhuesi vendor nuk është mbështetur sa duhet me këtë ligj dhe mendoj se i njëjti duhet të ketë në konsiderim këtë. Nuk pajtohet që ky ligj të aprovohet sot kësisoj dhe pastaj edhe një herë të marrin ne në dorë. Ligji duhet të jetë i mirë ose të kthehet ose të aprovohet”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, komisioni miratoi raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit. Mes tjerash në këtë raport kërkohet edhe plotësim-ndryshimi i këtij projektligji, ku do të përfshihen edhe cigaret elektronike, po ashtu edhe përcaktimi i ambienteve të mbyllura dhe hapura./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku takon ambasadorin e Italisë, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Abdixhiku takon ambasadorin e Italisë, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Human Rights Watch: Kosova ka mbrojtje të dobët për gazetarë

Human Rights Watch: Kosova ka mbrojtje të dobët për gazetarë

​Agim Gerbeshi me flet-arrest ndërkombëtar del para gjykatës

​Agim Gerbeshi me flet-arrest ndërkombëtar del para gjykatës

Ministri i Vuçiqit mohon diskriminimin e shqiptarëve në Serbi

Ministri i Vuçiqit mohon diskriminimin e shqiptarëve në Serbi

SHBA-ja dhe Rusia bien dakord të rinisin dialogun ushtarak pas negociatave për Ukrainën

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur bëni ushtrime në mëngjes

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur bëni ushtrime në mëngjes

Kosova mëson kundërshtarët në Kampionatet Evropiane të FIBA-së

Kosova mëson kundërshtarët në Kampionatet Evropiane të FIBA-së

Human Rights Watch: Kosova ka mbrojtje të dobët për gazetarë

Human Rights Watch: Kosova ka mbrojtje të dobët për gazetarë

​Agim Gerbeshi me flet-arrest ndërkombëtar del para gjykatës

​Agim Gerbeshi me flet-arrest ndërkombëtar del para gjykatës

Ministri i Vuçiqit mohon diskriminimin e shqiptarëve në Serbi

Ministri i Vuçiqit mohon diskriminimin e shqiptarëve në Serbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën