Manchester Unitedi është përshëndetur me austriakun Marcel Sabitzer, pas vetëm gjashtë muajve.
Në fakt, Sabitzer nuk ka arritur që t’i impresionojë drejtuesit e “djajve të kuq”, qëkur u huazua nga Bayern Munichu.
29-vjeçari pati vetëm katër gola të shënuar në të gjitha garat në edicionin e kaluar, për Bayernin dhe Unitedin, ndërsa ka shtuar edhe dy asistime.
Mediat gjermane kanë shkruar të shtunën se Sabitzer nuk është as në planet e Thomas Tuchelit te Bayern Munichu, dhe mund të shitet për 15 milionë euro.
Sabitzer ka kontratë me bavarezët deri në verën e vitit 2025.
Bashkë me Sabitzerin do të largohet edhe sulmuesi tjetër i huazuar, Wout Weghorst.
Weghorst do të kthehet te Burnley.