TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ukraina: Kemi çliruar 130 kilometra katrorë prej nisjes së kundërofensivës

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Ukraina: Kemi çliruar 130 kilometra katrorë prej nisjes së kundërofensivës

Forcat ukrainase e kanë rikthyer kontrollin e 130 kilometrave katrorë në jug, prej nisjes së kundërofensivës, ka thënë zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar më 26 qershor.

Ajo ka thënë përmes kanalit të saj në Telegram se ushtria ukrainase vazhdon të avancojë në Melitopol dhe Berdjansk, që gjenden në rajonin Zaporizhja, pavarësisht rezistencës së ashpër ruse dhe humbjeve “të konsiderueshme” në njerëz dhe pajisje.

Sipas saj, përgjatë vikendit, zona e territoreve të çliruara është rritur për 17 kilometra katrorë.

“Në total, prej nisjes së kundërofensivës, zona e çliruar në jug shkon në 130 kilometra katrorë”, ka thënë ajo.

Ndaras, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, ka thënë në raportin e saj ditor më 26 qershor se, forcat ukrainase kanë zmbrapsur me sukses sulmet ruse në rajonet e Donjeckut, dhe i kanë zmbrapsur 36 sulme në Liman, Bahmut, Avdivka, Marinaka dhe zona tjera përreth.

Më 25 qershor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka diskutuar për kundërofensivën me presidentin amerikan, Joe Biden, duke thënë se palët i kanë koordinuar “pozicionet e tyre” para samitit të NATO-s që mbahet më 11-12 korrik në Lituani.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën, shkruan REL.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Tags: kundërofensivaMelitopolUkraina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Raporti i OKB-së: Mbi 20,000 fëmijë arritën në Evropë pa prindër ose kujdestarë në vitin 2025

Raporti i OKB-së: Mbi 20,000 fëmijë arritën në Evropë pa prindër ose kujdestarë në vitin 2025

Arrestimi i ish-shefit të spiunazhit gjerman alarmon agjencitë amerikane dhe britanike

Arrestimi i ish-shefit të spiunazhit gjerman alarmon agjencitë amerikane dhe britanike

Të paktën katër të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, në trevjetorin e luftës

Të paktën katër të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, në trevjetorin e luftës

Henri Kagan dhe Kenso Soai fitojnë Çmimin Nobel në Kimi

Henri Kagan dhe Kenso Soai fitojnë Çmimin Nobel në Kimi

A ishte brenda afatit kohor zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës?

A ishte brenda afatit kohor zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës?

Vizitat në Hagë nga zyrtarët shtetërorë po shihen të pa nevojshme

Ndryshimi i Projektligjit për Specialen-skepticizëm se do të ketë zbatueshmëri

Këshilli i Ambasadorëve uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente

Këshilli i Ambasadorëve uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente

Çlirim Haziri bën thirrje për lirimin e dy veteranëve të UÇK-së

Çlirim Haziri bën thirrje për lirimin e dy veteranëve të UÇK-së

Raporti i OKB-së: Mbi 20,000 fëmijë arritën në Evropë pa prindër ose kujdestarë në vitin 2025

Raporti i OKB-së: Mbi 20,000 fëmijë arritën në Evropë pa prindër ose kujdestarë në vitin 2025

Ambasadori francez uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente

Ambasadori francez uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente

Kurti pas funksionalizimit të institucioneve: Koha nuk duhet të çohet dëm, puna duhet shtuar

Kurti pas funksionalizimit të institucioneve: Koha nuk duhet të çohet dëm, puna duhet shtuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën