TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe ajo e Pejës vazhdojnë grevën

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe ajo e Pejës vazhdojnë grevën

Të hënën u njoftua se greva e punonjësve të administratës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit, e nisur nga 1 marsi, do të pezullohet.

Por kështu nuk u veprua një ditë më pas në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Objekti i këtij institucioni ishte i mbushur me punëtorë grevistë që vazhdonin me kërkesat e njëjta.

Nga këshilli grevist i kësaj prokurorie thanë se zyrtarisht nuk janë njoftuar që ka marrëveshje.

“Aty thuhet se janë dakorduar për pezullimin e grevës por ne si Prokurori Themelore, si Këshill Grevist i kësaj prokurorie ende nuk jemi njoftuar zyrtarisht lidhur me marrëveshjen e arritur ose dakordimin. Ende nuk kemi marrë përgjigje nga Zyra e Kryeministrit, lidhur me kërkesat tona”, tha Valon Mehmeti, nënkryetar i Këshillit Grevist të Prokurorisë Themelore.

Tutje Mehmeti shton se kanë lëshuar pe nga kërkesat që kishin e momentalisht kanë vetëm një kërkesë.

“Nga disa kërkesa tona që kemi pas kemi ardhë në përfundim me një kërkesë shumë specifike si kusht për ndërprerjen e grevës. Ajo ka qenë një pagesë lineare, një pagesë shtesë prej 150 eurosh deri në aprovimin e ligjit”, tha ai.

Nga e gjithë kjo situatë, qytetarët po ankohen se nuk po mund t’i kryejnë punët e tyre.

“Unë jam ardhë këtu me nxjerr ni letër nën hetime që tri javë ditë jam tu u en domethënë poshtë e lartë po më enin veç grevë, grevë s’po kryejnë punë kurrgjë hiç. Që tri jav janë domethënë nëpër greva jam met edhe pa punë shkaku i një letrës me marrë nën hetime”, tha qytetari Diar Makolli.

Përveç Prokurorisë Themelore në Prishtinë, televizioni ka marrë vesh se greva nuk është ndërprerë as në Prokurorinë Themelore të Pejës. Megjithatë, Zyra për Informim e kësaj prokurorie nuk e ka konfirmuar këtë gjatë të martës.

Televizionit në pyetjet e bëra nuk i janë përgjigjur as Këshilli Prokurorial e Ministria e Drejtësisë.

Greva e punonjësve të administratës filloi më 1 mars në Gjykatën Themelore të Prishtinës për t’u shtrirë për një periudhë të shkurtë në tërë vendin.

Përveç pagesës lineare kërkesa ishin edhe përafrimi i pagave të administratës në raport me pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, miratimi i ligjit për punëtorët e administratës së sistemit të drejtësisë, si dhe pagesat e shujtës ditore e udhëtimit.

Raporti i gazetarit Gojart Jashari.

Tags: Greva
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga Aleanca thonë se e votojnë edhe Konjufcën për president nëse plotësohen kërkesat e tyre

Nga Aleanca thonë se e votojnë edhe Konjufcën për president nëse plotësohen kërkesat e tyre

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Vdes mërgimtari nga Vitia, u aksidentua rrugës duke ardhur në Kosovë

Policia identifikon vetura në komunikacion të pa regjistruara nga viti 2012

Pesë shoferëve u merret leja e vozitjes në Ferizaj

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën në një aksidentin në Siri

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën në një aksidentin në Siri

Futbollistet e Mitrovicës me fitore të thellë në Champions League

​Mitrovicaset sonte përballë Ludogoretsit për një vend në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve

Një shtetase kanadeze me origjinë kineze arrestohet në Belgjikë nën dyshimet për spiunazh në NATO

Një shtetase kanadeze me origjinë kineze arrestohet në Belgjikë nën dyshimet për spiunazh në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën