TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vazhdojnë kërkimet për nëndetësen e zhdukur në Atlantik

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vazhdojnë kërkimet për nëndetësen e zhdukur në Atlantik

Ekipet e kërkimit janë në garë kundër kohës për të gjetur nëndetësen e turistëve, që u zhduk gjatë një zhytjeje drejt pjesëve të anijes së fundosur, Titanik.

Pesë persona ishin në bordin e nëndetëses kur ajo humbi kontaktin rreth një orë e 45 minuta pas zhytjes.

Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar gjatë natës në mes të Oqeanit Atlantik, por deri më tani ekipet nuk kanë hasur në nëndetësen.

Agjencitë amerikane dhe kanadeze, marinat dhe firmat që operojnë me nëndetëse që mund të udhëtojnë në thellësi të mëdha, po ndihmojnë në operacionet e shpëtimit.

Pjesë e anijes së fundosur Titanik në Oqeanin Atlantik.

Besohet se anëtarët e ekuipazhit kanë oksigjen për rreth katër ditë. Në mesin e personave që gjenden në këtë nëndetëse është miliarderi dhe eksploruesi britanik, Hamish Harding.

Në bord të nëndetëses janë edhe biznesmeni pakistanez, Shahzad Dawood, dhe djali i tij Sulemani.

Me këtë nëndetëse po ashtu besohet po udhëtonte edhe eksploruesi francez, Paul-Henry Nargeolet. Raportohet se shefi ekzekutiv i OceanGate – kompania që ka organizuar këtë zhytje – është në bordin e nëndetëses.

“Tani, fokusi jonë është që të kemi sa më shumë kapacitete në atë zonë”, tha admirali i Rojeve Bregdetare amerikane, John Mauger.

Avionë ushtarakë, nëndetëse sonare janë përfshirë në kërkimin e nëndetëses.

Pjesë të anijes së fundosur të Titanikut gjenden 700 kilometra në jug të Njufoundlend.

Nëndetësja e zhdukur komunikon me një anije mbi sipërfaqen e ujit përmes teksteve të shkurtra. Por, komunikimi përmes GPS dhe sistemeve të radios nuk është i mundur. Personat që gjenden brenda nëndetëses nuk mund të dalin vetë nga ajo, sepse ata janë të mbyllur brenda me bulona që vendosen nga jashtë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

13 ditë protesta në Shqipëri: Mbi 270 të arrestuar, 344 të proceduar penalisht dhe 9 policë të pezulluar

13 ditë protesta në Shqipëri: Mbi 270 të arrestuar, 344 të proceduar penalisht dhe 9 policë të pezulluar

Kancelari austriak kërcënon me veto ndaj buxhetit të BE-së

Kancelari austriak kërcënon me veto ndaj buxhetit të BE-së

Takim katërpalësh në Teheran: Turqia, Irani, Arabia Saudite dhe Pakistani diskutojnë sigurinë rajonale

Takim katërpalësh në Teheran: Turqia, Irani, Arabia Saudite dhe Pakistani diskutojnë sigurinë rajonale

Protesta studentore para Ministrisë së Arsimit vazhdon për të 14-ën ditë radhazi

Protesta studentore para Ministrisë së Arsimit vazhdon për të 14-ën ditë radhazi

​Hoxha pret ambasadorët e BE-së: E drejta për manifestim paqësor është themelore, dhuna nuk justifikohet

​Hoxha pret ambasadorët e BE-së: E drejta për manifestim paqësor është themelore, dhuna nuk justifikohet

Besnik Tahiri kërkon dorëheqje dhe shkarkime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë vetëm ngushëllimet

Besnik Tahiri kërkon dorëheqje dhe shkarkime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë vetëm ngushëllimet

13 ditë protesta në Shqipëri: Mbi 270 të arrestuar, 344 të proceduar penalisht dhe 9 policë të pezulluar

13 ditë protesta në Shqipëri: Mbi 270 të arrestuar, 344 të proceduar penalisht dhe 9 policë të pezulluar

“Ditari”- 26.10.2026

“Ditari”- 26.10.2026

Vjosa Osmani për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dhuna ndaj grave nuk fillon ditën kur një grua vritet

Vjosa Osmani për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dhuna ndaj grave nuk fillon ditën kur një grua vritet

Kurti priti ambasadoren e re të Holandës Astrid de Vries, diskutohet për zgjerimin e bashkëpunimit

Kurti priti ambasadoren e re të Holandës Astrid de Vries, diskutohet për zgjerimin e bashkëpunimit

Hoxha për vrasjen e Arlinda Zekajt: Ajo i besoi shtetit, por shteti nuk arriti ta mbrojë

Hoxha për vrasjen e Arlinda Zekajt: Ajo i besoi shtetit, por shteti nuk arriti ta mbrojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën