Ministria për Komunitete dhe Kthim ka zgjatur afatin e aplikimit deri më 23 qershor për dy thirrje.
Bëhet fjalë për thirrjet: Thirrje publike për mbështetje për bizneset e reja dhe zhvillimin e kompanive me rritje potenciale dhe ftesës për forcimin e konkurrencës së bujqësisë në Kosovë.
“Vazhdimi i përmendur nuk vlen për thirrjen e dedikuar për projekte të organizatave të shoqërisë civile dhe do të shqyrtohen vetëm aplikacionet e pranuara deri më 18.05.2023”, thuhet tutje në njoftim.