TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shkodra: Kidnapimi i tre policëve akt terrorist, e pashpjegueshme heshtja e KFOR-it

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Shkodra: Kidnapimi i tre policëve akt terrorist, e pashpjegueshme heshtja e KFOR-it

Ish-zëvendësministri i Brendshëm i Kosovës, Selam Shkodra, e ka cilësuar akt terrorist kidnapimin e tre efektivëve të Policisë së Kosovës në thellësinë e territorit të Kosovës nga Forcat Speciale serbe.

Shkodra, konstaton se bazuar në të dhënat që janë prezantuar nga institucionet e Kosovës, rezulton që brendësia e territorit të Kosovës ka qenë 1.3 kilometra në momentin kur janë kidnapuar zyrtarët policorë.

“Dje, kemi pasur zhvillime edhe më dramatike, ku Serbia qëllimisht ka përshkallëzuar situatën duke kidnapuar tre efektivë të Policisë, në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës. Sipas të dhënave që tashmë janë publike, provat që janë prezantuar nga institucionet e Kosovës rezulton që brendësia në territorin e Kosovës ka qenë 1.3 kilometra. Andaj, konstatoj që është një akt agresioni, madje mund të konsiderohet edhe si akt terrorist i një shteti siç është Serbia”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë.

Ai, thotë njësitë e xhandarmërisë serbe nuk kanë pasur shenja identifikuese, prandaj sipas tij, kjo lenë të nënkuptohet që ai grup i përngjan një grupi terrorist.

“Marrë parasysh se edhe vetë njësitë e xhandarmërisë serbe nuk kanë pasur shenja identifikuese, nuk kanë pasur emblema, po ashtu nuk kanë pasur asnjë edhe një lloj mbishkrimi, më shumë i përngjan një grupi terrorist, apo një grupi mafioz, sesa një strukture të organizuar policore”, tha Shkodra.

Sipas tij, ky akt është bërë me qëllim hakmarrjeje pas arrestimit të Milun Milenkoviq – Llune, pasi që i njëjti dyshohet se ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

“Kjo është bërë me qëllim që të kthehet një lloj hakmarrje për arrestimin e një krimineli, i cili ka udhëhequr bandat për të sulmuar institucionet e Qeverisë së Kosovës javët e kaluara”, shtoi ai.

Ai ka vlerësuar të pashpjegueshme heshtjen e KFOR-it për këtë rast.

“KFOR-i është përgjegjës për me reagua sepse është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës. Është e çuditshme që janë bërë më shumë se 24-orë dhe heshtin, është e pashpjegueshme. Me sa po shihet ata kërkojnë që të disiplinojë institucionet e Kosovës që të ulët intensitetit i veprimeve të organeve ligj zbatuese të Kosovës”, tha Shkodra./teve1.info/

Tags: KFORkidnapimi i zyrtarëve policorëSelam Shkodra
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Po presim nëse deputetët e opozitës do të vijnë në sallë

Haxhiu: Po presim nëse deputetët e opozitës do të vijnë në sallë

Nis seanca e fundit për zgjedhjen e presidentit- Zgjidhje apo vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Nis seanca e fundit për zgjedhjen e presidentit- Zgjidhje apo vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Tahiri-Beqa: Kurti kërkoi 83-84 vota më parë, tani tentoi zgjedhjen e presidentit me 64 deputetë

Tahiri-Beqa: Kurti kërkoi 83-84 vota më parë, tani tentoi zgjedhjen e presidentit me 64 deputetë

Miratohet Komisioni i ri për Provimin e Jurisprudencës, kjo është përbërja

Më pak se dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues

Haxhiu: Po presim nëse deputetët e opozitës do të vijnë në sallë

Haxhiu: Po presim nëse deputetët e opozitës do të vijnë në sallë

Nis seanca e fundit për zgjedhjen e presidentit- Zgjidhje apo vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Nis seanca e fundit për zgjedhjen e presidentit- Zgjidhje apo vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

PSG fiton “trillerin” me nëntë gola ndaj Bayernit

PSG fiton “trillerin” me nëntë gola ndaj Bayernit

Spiropali reagon pas paralajmërimit të Ramës në Grupin e PS: Më përjashto

Spiropali reagon pas paralajmërimit të Ramës në Grupin e PS: Më përjashto

Reagon Bayerni me dy gola të shpejtë, ngushton avantazhin

Reagon Bayerni me dy gola të shpejtë, ngushton avantazhin

Tahiri-Beqa: Kurti kërkoi 83-84 vota më parë, tani tentoi zgjedhjen e presidentit me 64 deputetë

Tahiri-Beqa: Kurti kërkoi 83-84 vota më parë, tani tentoi zgjedhjen e presidentit me 64 deputetë

Parisi thellon avantazhin

Parisi thellon avantazhin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën