Zëdhënësja politike e LDK-së, Silbel Hali vlerëson se kryeministri Albin Kurti duhet të reflektojë, pasi që sipas saj vendi gjendet në një situatë të brishtë ku raportet me aleatët janë lëkundur.
“Ndaj, kur vendi sot ndodhet në situatën më të brisht të lëkundjes së këtij raporti, Kryeministri Albin Kurti duhet të reflektojë sepse liria dhe siguria jonë varen nga aleancat dhe partneritet tona me ShBA dhe BE e NATO”, ka shkruar Halimi.
Halimi ka shkruar se asnjë politikani nuk I lejohet të nxisë shpërfillje ndaj Perrëndimit.
“Asnjë politikani nuk i lejohet që të instrumentalizojë qytetarët për efekte të politikave ditore, ose në shërbim të ideologjisë së majtë, duke nxitur shpërfillje ndaj Perëndimit”, la shkruar ajo.







