TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Cilat janë perimet që pengojnë sëmundjet e zemrës

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Cilat janë perimet që pengojnë sëmundjet e zemrës

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se personat që konsumojnë më shumë perime, sidomos brokoli, lakër, lakër të vogël dhe lulelakër, janë më pak të prekura nga arterioskleroza.

Arterioskleroza një nga shkaktarët kryesorë të atakut në zemër dhe ishemisë.

Studimet shkencore konfirmojnë se ngrënia e perimeve të tilla në rini, ju ndihmon të mbani enët e gjakut të shëndetshme edhe në pleqëri.

Një prej studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, sugjeron se një regjim ushqimor i pasur me perime ju mbron nga dëmet në sistemin kardiovaskular.

Perimet e familjes botanike ‘Cruciferous’ përfshijnë rukolën, lakrën, lulelakrën dhe brokolin.

Në këtë grup përfshihen edhe lakra e vogël apo siç njihet lakra e Brukselit, sallata e ujit, lakrat e egra apo edhe rrepa.

Ato janë të pasura me fibër, vitamina C, E, K, folat dhe minerale.

Perimet Për Shëndetin Kardiovaskular

Gjatë gatimit, disa prej substancave kryesore të këtyre perimeve aktivizohen dhe mbrojnë organizmin nga radikalet e lira që shkatërrojnë qelizat.

Megjithatë, deri më tani, studimet kanë konfirmuar se konsumi në rritje i perimeve pakëson gjasat e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë.

Arterioskleroza është një sëmundje që ka të bëjë me akumulimin e kolesterolit, molekulave të yndyrës, kalçiumit e të tjerë në gjak.

Me kalimin e kohës, enët e gjakut ngushtohen e forcohen.

Kështu ato pengojnë qarkullimin e gjakut dhe transportimin e oksigjenit dhe ushqyesve të tjerë.

Eventualisht, qarkullimi i mangët i gjakut shkakton atak në zemër, ishemi dhe vdekje të parakohshme.

Perimet e Duhura Kundër Arteriosklerozës

Të dhënat, të cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se regjimi Mesdhetar është efikas në mbrojtjen e enëve të gjakut.

Arsyeja përse këto regjime ushqimore janë të suksesshme është se ato përfshijnë konsumin e shumë perimeve.

Perimet me ngjyrë të verdhë, portokalli apo të kuqe janë pjesë e këtyre regjimeve ushqimore.

Këtu futen edhe bishtajat, barishtet, qepët, hudhra, preshi, brokoli, lulelakra e të tjerë janë pjesë e këtyre regjimeve ushqimore.

Ngrënia e këtyre perimeve dhe në veçanti brokoli, lulelakra, lakrat e vogla, garanton mbarëvajtjen e qarkullimit të gjakut.

Këto perime mbrojnë enët e gjakut në vazhdimësi.

Tags: Perimetsëmundjet e zemrësUshqimet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Cilat zakone mund t’ju ndihmojnë në jetën tuaj të përditshme nëse vuani nga ankthi?

Cilat zakone mund t’ju ndihmojnë në jetën tuaj të përditshme nëse vuani nga ankthi?

Si ta dalloni depresionin sezonal dhe çfarë ndihmon kundër tij?

Si ta dalloni depresionin sezonal dhe çfarë ndihmon kundër tij?

Ja gabimet më të mëdha që bëjmë gjatë sezonit të gripit

Zakonet që mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm gjatë sezonit të gripit

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë çdo ditë? Përfitimet dhe rreziqet që duhet të dini

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën