TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Kurti vizitoi punimet në segmentin e rrugës Plavë-Sharr

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Kurti vizitoi punimet në segmentin e rrugës Plavë-Sharr

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë vizituar sot segmentin e rrugës Plavë-Sharr, rrugën e asfaltuar në hyrje të Dragashit dhe kanë takuar po ashtu kryetarin e Komunës, Bexhet Xheladini dhe zyrtarin komunal për komunitete dhe kthim, Uzair Hamza.

Në komunikatë për media thuhet se kryeministri i ka falënderuar qytetarët e Dragashit për bashkëjetesën atje, por edhe kryetarin, si dhe të gjitha partitë politike të cilët bashkëpunojnë dhe në këtë mënyrë mundësojnë jetën e mirë.

‘’Dragashi ka nevojë për më shumë investime dhe prandaj ne po përpiqemi që të bëjmë sa më shumë infrastrukturë. Do ta përfundojmë edhe rrugën e cila e lidh Restelicën me kufirin me Maqedoninë e Veriut, me komunat e Mavrovës dhe të Gostivarit atje’’, është shprehur kryeministri Kurti.

Ndërkaq, Ministri Aliu tha se sot bashkë me Kryeministrin Kurti, kolegë e bashkëpunëtorë, vizituan punimet në segmentin e rrugës Plavë-Sharr, rrugëve që tashmë kanë marrë një dinamikë të re të zhvillimit të punimeve. Ai tregoi se kjo rrugë është e ndarë në dy Lote, Lot 1: Zhur – Dragash dhe Lot 2: Dragash – Brod, me vlerë të përgjithshme prej: 7,731,053.31 euro.

Tutje, thuhet se realizimi i punimeve deri më tani ka përfunduar rreth 70%, dhe pritet që të jetë plotësisht e hapur dhe e aksesueshme për të gjithë drejtuesit e automjeteve deri në vitin e ardhshëm.

Kryeministri gjatë vizitës në Komunën e Dragashit pati takim edhe me kryesuesin e Asamblesë komunale, Uran Halimi dhe përfaqësues të komunës.

“Ndërkaq, Ministria për Komunitete dhe Kthim ka ndihmuar këtë komunë përmes thirrjeve të ndryshme për komunitetet, ku 3 milionë euro janë ndarë për fermerët dhe prodhuesit e vegjël, për OJQ-të që ndihmojnë në punësimin e komuniteteve dhe për vende pune në biznese të reja dhe ato ekzistuese. Thirrje nga Zyra për Çështje të Komuniteteve pranë Zyrës së Kryeministrit për mediat me bazë në komunitet, për aktivitete kulturore për komunitetet, si dhe për aktivitetet e OJQ-ve që ndihmojnë në punësim. Gjithashtu këtë vit do të ndahen 5 bursa për programin e studimeve ballkanistike në Universitetin e Prishtinës për studentë nga komunitetet jo shumicë, etj”, thuhet në komunikatë.

Përndryshe, Dragashi është komuna me përqindjen më të lartë të komuniteteve jo shumicë, rreth 41%.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ata do të sëmuren”- dalin biseda mes të akuzuarave për spiunazh, Jelena Gjukanoviq dhe Aleksander Vllajiqit

Ata do të sëmuren”- dalin biseda mes të akuzuarave për spiunazh, Jelena Gjukanoviq dhe Aleksander Vllajiqit

​Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin e spiunazhit

​Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin e spiunazhit

Konjufca: Qëndrojmë në linjë me parterët për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Konjufca: Qëndrojmë në linjë me parterët për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Në vendin e rezistencës, zbulohet pllaka përkujtimore në Prishtinë

Në vendin e rezistencës, zbulohet pllaka përkujtimore në Prishtinë

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

Përplasje e ashpër në Kuvend, Haradinaj-Kurtit: Ushqen zagarë për t’i fyer shqiptarët

Përplasje e ashpër në Kuvend, Haradinaj-Kurtit: Ushqen zagarë për t’i fyer shqiptarët

Paga e 13-të, deputetët “bamirës” para kamerës – në Qendrën për Autizëm nuk shkoi asnjë cent

Paga e 13-të, deputetët “bamirës” para kamerës – në Qendrën për Autizëm nuk shkoi asnjë cent

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën