TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Efektet e frikshme të veriut të trazuar

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Fetoshi: Gjetjet që i evidenton DASH-i për lirinë e shprehjes janë shqetësuese

Shkruan: Arben Fetoshi

Do të jetë shumë e vështirë të shpëtojmë nga pasojat politike të tensionimit në veri, të cilin Serbia e nxiti duke kalkuluar efektet që e favorizojnë në epilogun e procesit të Brukselit.

S’ka dyshim se Republika e Kosovës është në të drejtën e saj politike e ligjore për sovranitet dhe luftim të bandave kriminale, por “u ndëshkua” për shkak të momentumit dhe moskoordinimit me partnerët sa i përket veprimeve për zbatimin e rezultatit zgjedhor. Hyrja e kryetarëve shqiptarë në zyrat e tyre me mbështetjen e policisë, u shfrytëzua si pretekst nga Serbia që të nxiste reagim të dhunshëm, pikërisht në fazën kur ndërkombëtarët kërkonin zbatim pa vonesa të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit. Ashpërsia e tyre me Kosovën, sidomos ajo e SHBA-ve, s’mund të lexohet ndryshe pos si “ngrehje veshi” ndaj subjektit të tyre (Kosova si projekt i Perëndimit) për prishjen e planit (roadmap) që ata kishin dizajnuar pas agresionit rus në Ukrainë, për konkludimin e procesit banalisht të stërzgjatur të dialogut.

Situata e krijuar na riktheu më me ashpërsi në pikën që ishim para tensioneve: zgjedhjet në katër komunat veriore duhet të përsëriten, Asociacioni duhet të bëhet menjëherë.

Këto kushte ultimative s’po na i bën Serbia, por pikërisht ata që na ndihmuan në çlirim dhe sponsorizuan pavarësinë e Kosovës.

Prandaj, tani jemi para dy opsioneve: e para, të dalim kundër këture faktorëve dhe të përgatitemi për luftë në mbrojtje të territorit, dhe e dyta, të zbrapsemi, siç edhe bëmë sërish, e të zbatojmë kërkesat e tyre.

Natyrisht se e para, në kontekstin aktual (pa mbështetjen e Perëndimit) do të ishte çmenduri me pasoja fatale, mirëpo edhe e dyta mund të jetë sfidë serioze e kërcënuese për rendin tonë kushtetues.

Meqenëse nuk jemi Gjermani, Francë apo edhe Kinë dhe të gjithë e dimë se ekzistenca e Republikës së Kosovës si projekt gjeopolitik varet në radhë të parë nga SHBA-të, duhet urgjentisht të këndellemi dhe ta tjerrim sa më holl sfidën para nesh.

Zgjedhjet duhet të rimbahen (demokracia nuk duron imponim të udhëheqësve pa legjitimitet qytetar), dhe pavarësisht se përbën sfidë, Asociacioni duhet të niset, duke u angazhuar maksimalisht me urtësi që ta mirëmbajmë edhe më tutje (nëse ende mundemi) qëndrimin e Perëndimit kundër kompetencave të tij ekzekutive.

“Armiqësimi” i shtetit me qytetarët serbë të Kosovës, të cilin Serbia do të përpiqet ta shfrytëzojë në Bruksel, është kundër kësaj mundësie.

Prandaj qeveria duhet të ofrojë pa humbur kohë një draft minimalist, në mënyrë që Asociacioni të mund të avancohet në Bruksel vetëm si një organizim politik i serbëve brenda rendit aktual kushtetues.

Sa më shumë vonesa në këtë drejtim kam dronë se do ta favorizojnë një autonomi politiko-territoriale në veri të Kosovës.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenti serb e quajti skenar të Kurtit sulmin në Varagë, Vllasi: Vuçiq, gënjeshtar po mos t’i bëjnë shoqëri këta tanët

E kujtojmë nëntorin 1988!

Bajraktari: Anëtarësimi në KiE, forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës

UÇK-ja sui generis!

Balotazhi i datës 9 nëntor

Balotazhi i datës 9 nëntor

Titujt po bëhen armë – lufta informative ndaj shtetësisë së Kosovës

Titujt po bëhen armë – lufta informative ndaj shtetësisë së Kosovës

Vëllaznimi mposht edhe Pejën

Vëllaznimi mposht Teutën

Kelmendi mohon akuzat: Kurrë në jetën time deri në vitin 2001 nuk kam qenë në Reçak

Intervistohet Kryeprokurori Kelmendi – E shoh si tendencioz veprimin për marrjen e postit tim

“Deputetët e VV-së nuk kanë faj” – Pacolli fajëson opozitën për dështimin e mandatit të Konjufcës

“Deputetët e VV-së nuk kanë faj” – Pacolli fajëson opozitën për dështimin e mandatit të Konjufcës

Cakolli: Vonimi i datës së zgjedhjeve rrezikon funksionimin e institucioneve

Cakolli: Vonimi i datës së zgjedhjeve rrezikon funksionimin e institucioneve

Emisioni “Këndi i Debatit” 19.11.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 19.11.2025

​151 ushtarë kroatë do t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë

​151 ushtarë kroatë do t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë

Shtimja në gjendje emergjente – Banorët e Vonjovcit ankohen që problemi u neglizhua ndër vite

Shtimja në gjendje emergjente – Banorët e Vonjovcit ankohen që problemi u neglizhua ndër vite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën