TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga Moldavia, Kosovës e Serbisë u bëhet thirrje për ndalje të dhunës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Nga Moldavia, Kosovës e Serbisë u bëhet thirrje për ndalje të dhunës

Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane mblidhen sot në Kishinjev të Moldavisë, për të diskutuar për një varg çështjesh, mes tyre edhe tensionet në veri të Kosovës.

Përpara fillimit të samitit, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ata që shkaktojnë dhunë në veri të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi për ato akte.

“Më duhet të insistoj se dhuna nuk është zgjidhje. Dhuna duhet dënuar. Dhe autorët e kësaj dhune duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Borrell.

Ai paralajmëroi takim për situatën në veri me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi për të njëjtën temë kishte biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bratislavë, të mërkurën e 31 majit.

Kreu i diplomacisë evropiane paralajmëroi se duhen shmangur përshkallëzimi dhe lëvizjet e pakoordinuara.

Në një postim në Twitter pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Borrell tha se situata në veri të Kosovës është “e rrezikshme dhe e paqëndrueshme”.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se ai i kishte kërkuar kryeministrit të Kosovës në Sllovaki, të mërkurën, që të luante rolin e tij në zbutjen e krizës dhe shtoi se shpreson që të njëjtin mesazh t’ia transmetonte presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Moldavi.

“Ne duhet ta shtensionojmë [situatën]. Ne duhet të qetësohemi”, u tha Borrell gazetarëve në Kishinjev të mërkurën në mbrëmje.

“Ne kemi arritur në një pikë që është e domosdoshme që nivelet alarmante të dhunës të vërejtura në fillim të kësaj jave të ndalen menjëherë. Dështimi për ta bërë këtë mund të çojë në një situatë shumë të rrezikshme”, tha ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ndodhen në Kishinjev për këtë samit. Të dy presidentët, sapo arritën në këtë eveniment, akuzuan institucionet e shteteve përkatëse për tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës.

Osmani tha se Serbia duhet të ndalojë aktivitetet e saj që synojnë destabilizimin e Kosovës për t’i dhënë fund dhunës në veri të vendit, ndërsa Vuçiq tha se për t’u ulur këto tensione, autoritetet e Kosovës duhet t’i tërheqin, siç i quajti ai, “kryetarët e supozuar” nga komunat me shumicë serbe në veri.

Samiti në Moldavi do të prekë gjithashtu një sërë çështjesh strategjike, duke filluar nga energjia te siguria kibernetike dhe migrimi./REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pjesëmarrësit e thonë betimin e ushtarit të UÇK-së në protestën që po organizohet në Prishtinë

Pjesëmarrësit e thonë betimin e ushtarit të UÇK-së në protestën që po organizohet në Prishtinë

“Linçimi publik, gjithnjë iu ka paraprirë edhe likuidimeve fizike” reagon GUXO për thirrjet për dorëheqjen e Gërvallës

“Linçimi publik, gjithnjë iu ka paraprirë edhe likuidimeve fizike” reagon GUXO për thirrjet për dorëheqjen e Gërvallës

Sheshi “Skënderbeu” mbushet për të katërtën natë radhazi me protestues kundër vendimit të Speciales në Hagë

Sheshi “Skënderbeu” mbushet për të katërtën natë radhazi me protestues kundër vendimit të Speciales në Hagë

Protestë edhe në Mynih e Koln kundër vendimit të Speciales

Paralajmërimi i ekonomistëve: Nafta rrezikon t’i rris edhe çmimet e produkteve të tjera në Kosov

Paralajmërimi i ekonomistëve: Nafta rrezikon t’i rris edhe çmimet e produkteve të tjera në Kosov

Mërgata shqiptare në Zvicrës ngrihet në protestë kundër vendimit të Speciales, jehojnë thirrjet “UÇK”

Mërgata shqiptare në Zvicrës ngrihet në protestë kundër vendimit të Speciales, jehojnë thirrjet “UÇK”

Identifikohen tre viktimat e para nga varreza masive në Zubin Potok

Identifikohen tre viktimat e para nga varreza masive në Zubin Potok

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën