TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Policia: Disa zyrtarë të KFOR-it, të lënduar dhe pesë persona të arrestuar në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Policia: Disa zyrtarë të KFOR-it, të lënduar dhe pesë persona të arrestuar në veri

Policia e Kosovës ka dalë me një reagim për sa i përket gjendjes në veri të vendit.

Në komunikatë thuhet se Policia e Kosovës po vazhdon angazhimet e saja në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, të cilat po vazhdojnë pranë tri komunave në veri të vendit Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan.

Sipas tyre, protestuesit kanë vazhduar të jenë jo paqësor dhe gjatë gjithë kohës kanë provokuar situatën, teksa thuhet se kanë penguar edhe punën e gazetarëve duke dëmtuar e djegur veturat e tyre.

“Në Zveqan protestuesit kanë vazhduar të jenë jo paqësor dhe në vazhdimësi kanë provokuar situatën, kanë shfaqur dhunë, kanë gjuajtur gjësende të ndryshme në drejtim të zyrtarëve policorë, kanë vendosur e shkruar mbishkrime provokuese me simbole serbe e ruse në automjetet policore e të KFOR-it, si dhe kanë dëmtuar gomat dhe pjesë të tjera të automjeteve. Nga protestues të maskuar, janë penguar dhe rrezikuar edhe gazetarë të mediave të ndryshme të cilëve iu janë dëmtuar automjetet e tyre, prej tyre një veturë e kanë djegur, e po ashtu iu janë shkruar mbishkrime nacionaliste serbe. PK-ja sipas mundësive iu ka ofruar siguri mediave/gazetarëve duke i zhvendosur në perimetër të sigurisë.Sirenat/alarmet janë lëshuar në vazhdimësi në komunat veriore me qëllim të ri-mobilizimit të tyre, deri më tani edhe në Leposaviq protestuesit kanë gjuajtur gjësende të ndryshme dhe fishekzjarre/mjete piroteknike ndaj zyrtarëve dhe mjeteve policore. Policia e Kosovës është treguar profesionale dhe e vetëpërmbajtur, duke i shmangur provokimet në vazhdimësi, si dhe ka kërkuar nga protestuesit që të protestojnë në mënyrë të qetë, të mos sulmojnë dhe rrezikojnë jetën e zyrtarëve policorë, të lirojnë rrugën dhe mjetet zyrtare për qarkullim, si dhe të mos dëmtojnë mjetet policore e të qytetarëve, me qëllim të mos tensionimit të situatës. Një kërkesë të tillë ndaj protestuesve e kanë bërë në vazhdimësi edhe zyrtarët e KFOR-it që kanë qenë prezent, por situata ka vazhduar të jetë e njëjtë”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se nga ngjarja e sotme janë plagosur disa zyrtarë të KFOR-it, dhe deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët thuhet se kanë përdorur dhunë ndaj tyre.

“Protestuesit në Zveqan nuk kanë zbatuar urdhrat zyrtar për largim, por kanë rezistuar dhe kanë filluar të hedhin mjete të ndryshme, koktej molotovi, shok bombë, mjete eksplozive si dhe janë dëgjuar gjuajtje me armë zjarri. Si pasojë e dhunës së shfrenuar deri më tani janë lënduar/plagosur disa zyrtarë të KFOR-it, si dhe deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët kanë përdorur sulme e dhunë ndaj tyre. Po ashtu një veture zyrtare të PK-së i është vënë zjarri si dhe janë dëmtuar edhe vetura tjera. Policia  e Kosovës vazhdon në menaxhimin e situatës në koordinim me KFOR-in dhe ka filluar hetimet intensive, lidhur me dhunën dhe sulmet e shkaktuara ndaj mediave, pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë”, thuhet tutje.

Teksa duke parë rrethanat dhe situatën e tensionuar në veri të vendit, Policia e Kosovës ka ftuar qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e provokimeve të çfarëdo natyre qofshin ato./teve1.info./

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin në rrugën Kullë-Rozhajë

Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin në rrugën Kullë-Rozhajë

Ish-drejtori i PK-së: Numri më i madh i vrasjeve ndodh në muajt e pranverës

Një muaj paraburgimi të dyshuarit për vrasjen në Gjakovë

Prokuroria aksion për keqpërdorim të detyrës zyrtare në ARBK

Prokuroria aksion për keqpërdorim të detyrës zyrtare në ARBK

Policia në ARBK, ende nuk dihet arsyeja

Policia në ARBK, ende nuk dihet arsyeja

Spektakli i Ligës së Kampionëve vazhdon sonte me katër super ndeshje

Spektakli i Ligës së Kampionëve vazhdon sonte me katër super ndeshje

Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin në rrugën Kullë-Rozhajë

Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin në rrugën Kullë-Rozhajë

Ish-drejtori i PK-së: Numri më i madh i vrasjeve ndodh në muajt e pranverës

Një muaj paraburgimi të dyshuarit për vrasjen në Gjakovë

Prokuroria aksion për keqpërdorim të detyrës zyrtare në ARBK

Prokuroria aksion për keqpërdorim të detyrës zyrtare në ARBK

Policia në ARBK, ende nuk dihet arsyeja

Policia në ARBK, ende nuk dihet arsyeja

Rasti Banjska, sot pritet që i akuzuari Dushan Maksimoviq të japë mbrojtjen e tij

Rasti Banjska, sot pritet që i akuzuari Dushan Maksimoviq të japë mbrojtjen e tij

Kurti: Municionet e para nga fabrika dalin në fund të 2026

Aksidenti tragjik në Austri, Kurti thotë se janë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën