TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Begaj me arbëreshët: Mirënjohje për ruajtjen e gjuhës dhe traditave shqiptare

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
​Begaj me arbëreshët: Mirënjohje për ruajtjen e gjuhës dhe traditave shqiptare

Në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë edhe në komunën e Roshanos, ku është takuar me autoritetet vendore të komunës si dhe rajonit të Abrucos, me përfaqësues të komunitetit arbëresh të Roshanos, por edhe me diasporën e re shqiptare të vendosur aty në tre dekadat e fundit. Në këtë takim, presidenti Begaj është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga ana e kryetarit të Bashkisë së Roshanos, Simone Palozo.

Në fjalën e mbajtur, Begaj ka vlerësuar përkushtimin e komunitetit arbëresh të Vila Badesës, që kanë ditur të ruajnë gjuhën, kulturën, traditat e të parëve.

“Sheshi, kisha, rrugët, busti i Kryezotit të Arbërit, shtëpitë, gatimi – të gjitha rrezatojnë trashëgiminë tuaj arbërore dhe për këtë ju jemi vërtet mirënjohës… Ju siguroj se një pjesë të rëndësishme të takimit me presidentin Mattarella, ju kushtua vëmendjes ndaj arbëreshëve, për të cilën ju siguroj se ai kishte një respekt të jashtëzakonshëm dhe lamë të zhvillojmë projekte të përbashkëta në interes të arbëreshëve. Në kushtet e sotshme, duhet të bëjmë akoma më shumë, që gjuha arbëreshe, traditat unikale fetare, të ruhen e trashëgohen edhe tek brezat e ardhshëm”, ka deklaruar Begaj.

Kreu i shtetit ka falënderuar edhe autoritetet e rajonit të Abrucos për ndihmën që i kanë dhënë përherë diasporës shqiptare që të integrohet në shoqërinë italiane.

Begaj ka deklaruar se arbëreshët po ashtu edhe shqiptarët e ardhur pas viteve ’90-të, asnjëherë nuk kanë qenë të rrezikuar nga asimilimi i gjuhës apo traditat e tyre.

“Përveç komunitetit histori arbëresh, sot kemi një komunitet shumë të madh shqiptarësh, të cilët janë vendosur kudo në Italia pas viteve ’90-të. Praktikisht në Itali jetojnë më shumë se gjysëm milioni shqiptarë, të cilët janë pjesë e shoqërisë italiane, shumë mirë të integruar në këtë shoqëri dhe ju jemi mirënjohës të gjithë popullit italian”, ka vijuar Begaj.

Begaj ka kërkuar që komuniteti shqiptar i vjetër dhe i ri në Itali, ashtu sikundër dhe komuniteti italian në Shqipëri, të vazhdojnë të jenë një urë lidhëse e fortë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Presidenti shqiptar ka shprehur gëzimin e tij që tashmë në këshillat komunalë ka shqiptarë të zgjedhur, si dhe që në Peskara ishte hapur për herë të parë një shkollë shqipe.

“Më gëzoi pa masë fakti që në këshillat komunalë ka shqiptarë të zgjedheur dhe kjo tregon që sa i vlerësuar është komuniteti shqiptar këtu në Itali. Por gëzimi më i madh ishte kur mora vesh që në Peskara ëshët hapur për herë të parë një shkollë shqipe”, ka vijuar Begaj, shkruan KP.

Begaj gjithashtu ka vizituar dhe qytetin e Kietit, ku është pritur nga autoritetet lokale, ndër të cilët kryetari i Bashkisë të Kietit, Diego Ferrara, presidenti i Provincës së Kietit, Francesco Menna, prefekti i Chietit, Mario Della Cioppa etj.

Në fjalën e mbajtur gjatë takimit, Begaj ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen që i është dhënë shqiptarëve për t’u integruar në Itali, por edhe në ndihmesën që i është dhënë Shqipërisë në proceset integruese.

Kreu i shtetit ka vënë në dukje gjithashtu ndihmën e qendrës spitalore të Kietit dhe Provincës së Kietit, në trajtimin e fëmijëve dhe pacientëve shqiptarë, veçanërisht në repartin e hematologjisë.

 

Tags: Arbëreshëtbajram begajSimone Palozo
ShareTweet

Postime të ngjashme

Meksika vendos 130 mijë trupa pas arrestimit të udhëheqësit të kartelit dhe strategut të tij financiar

Meksika vendos 130 mijë trupa pas arrestimit të udhëheqësit të kartelit dhe strategut të tij financiar

Spiropali reagon pas paralajmërimit të Ramës në Grupin e PS: Më përjashto

Spiropali reagon pas paralajmërimit të Ramës në Grupin e PS: Më përjashto

Mexhiti: Gjuha shqipe nuk është 20%, por çështje barazie reale

Mexhiti: Gjuha shqipe nuk është 20%, por çështje barazie reale

“Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”, koret fyese në ndeshjen në Maqedoninë e Veriut nxisin reagime dhe hetime

“Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”, koret fyese në ndeshjen në Maqedoninë e Veriut nxisin reagime dhe hetime

Inspektorati ndërpreu punën në 34 vendpunishte

Ndalohen punimet në 17 vendpunishte

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje

Meksika vendos 130 mijë trupa pas arrestimit të udhëheqësit të kartelit dhe strategut të tij financiar

Meksika vendos 130 mijë trupa pas arrestimit të udhëheqësit të kartelit dhe strategut të tij financiar

Kulla: Mund të ketë reduktime të ushtarëve amerikanë në KFOR, Bondsteel s’do të largohet

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Nuk ka plan për reduktim të trupave në Kosovë

Nga kriza në krizë, Kosova sërish shkon në zgjedhje

Nga kriza në krizë, Kosova sërish shkon në zgjedhje

Tjetër përballje e madhe në Champions, Arsenali sfidon Atletico-n

Tjetër përballje e madhe në Champions, Arsenali sfidon Atletico-n

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell dhe vranësira

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën