TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: I kuptojmë shqetësimet e partnerëve, çdo opsion tjetër do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura të premten në veri, ku qytetarët serbë bllokuan hyrjet e objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, për të mos lejuar kryetarët e zgjedhur të hyjnë në këto objekte.

Kryeministri përmes një reagimi që ka bërë të shtunën në Facebook, ka  thënë se shkuarja e kryetarëve në vendet e punës do të ishte gjëja më normale, ku objekti i komunës është  vendi ku qytetarëve u jepen shërbime në bazë të ligjit e kushtetutës

“Pas betimit të tyre të enjten, dje, tre kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri të Kosovës, e kanë pasur ditën e parë të punës. Shkuarja e kryetarit të komunës në vendin e tij të punës do duhej të ishte gjëja më normale e mundshme. Objekti i ndërtesës së komunës është vendi ku u shërbehet qytetarëve mbi bazën e ligjit e kushtetutës. Ai i takon Republikës prandaj edhe nuk është marrë dje e nuk do të merret asnjë ditë tjetër”, ka shkruar Kurti, përcjell teve1.info

Policia e Kosovës largoi qytetarët serbë dhe barrikadat që ishin vendosur para këtyre objekteve për t’u mundësuar kryetarëve të hyjnë në objektet komunale.

Por, këto veprime u kritikuan nga BE, SHBA e vendet e QUINT-it dhe KFOR-i që i cilësuan të “dhunshme”.

Kurti ka thënë se i kupton shqetësimet e tyre, por mosveprimi sipas tij do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese.

“Ne jemi të vetëdijshëm dhe i kuptojmë shqetësimet e ngritura nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Por, çdo opsion tjetër, do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj; do të ishte mos përmbushje e obligimeve dhe detyrimeve të kryetarëve të rinj ndaj qytetarëve të Republikës; dhe, do të pamundësonte ofrimin e shërbimeve bazike komunale për qytetarë. Andaj, si Kryeministër i të gjithë qytetarëve, ftoj të gjithë, veçanërisht qytetarët serbë të Kosovës, që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj dhe kabinetet e tyre, të cilat do të jenë multi-etnike, multi-kulturore, multi-gjuhësore dhe multi-partiake. Ata janë të zgjedhur dhe nuk janë kundër askujt, por në shërbim të të gjithëve”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka falënderuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës për “qëndrimin e tyre profesional, shtetëror dhe në mbrojtje të sundimit të ligjit”.

Pas protestës së qytetarëve serbë 5 pjesëtarë të PK-së janë lënduar si dhe është dëmtuar një veturë./teve1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

ATK-ja  taksistëve: Të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI

Grabitet një taksist në Prishtinë

Numërohen 75% të votave nga diaspora, VV kryeson bindshëm

Dhjetë persona intervistohen në Pejë për falsifikim të rezultateve të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet i mituri në Prishtinë, dyshohet se theri me thikë një person

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Një shtetas i huaj ndërron jetë në QKUK, trupi dërgohet për obduksion në IML

ATK-ja  taksistëve: Të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI

Grabitet një taksist në Prishtinë

Numërohen 75% të votave nga diaspora, VV kryeson bindshëm

Dhjetë persona intervistohen në Pejë për falsifikim të rezultateve të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet i mituri në Prishtinë, dyshohet se theri me thikë një person

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Një shtetas i huaj ndërron jetë në QKUK, trupi dërgohet për obduksion në IML

PDK mban konferencë për media

PDK mban konferencë për media

​27 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

​27 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

​27 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

​27 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën