TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vendi i pestë për Lorianën në garën e parë të kategorisë së re

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vendi i pestë për Lorianën në garën e parë të kategorisë së re

Loriana Kuka ka nisur të premten periudhën testuese në kategorinë e re, atë deri në 70 kilogramë. Garën e parë e kishte në Austri, në Upper “Grand Prix”. Nuk zuri vend në podium, por megjithatë kishte paraqitje për të vlerësuar. U rendit e pesta.

Loriana në vitet e fundit ka garuar në kategorinë deri në 78 kilogramë. Ka pasur telashe me formë së fundmi dhe është vendosur të zhvendoset në kategorinë deri në 70 kg, ku së fundmi kishte garuar më 2017.

Në Austri, Loriana nisi me fitore ndaj polakes Aleksandra Kowalewska. Më pas e mposhti sllovene Anka Pogaçnik. Në luftën e tretë u mposht nga hungarezja Szabina Gercsak. Vazhdoi në repesazh, ku fillimisht e mposhti suedezen Anna Bernholm. Në luftë për medalje të bronztë humbi nga Hilde Jager e Holandës. Në fakt Loriana ishte duke dominuar plotësisht, por Jager realizoi befasisht hedhje për uazari. Më pas vazhdoi aksionin për të siguruar tjetër uazari dhe fitore. Loriana mbeti e dëshpëruar nga humbja, por megjithatë ka dhënë shenja se mund ta prekë kulmin në kategorinë deri në 70 kg. Ajo ka edhe dy gara të tjera para se të nisë viti i fundit i kualifikimeve. Nëse paraqitet mirë, do të vazhdojë në këtë kategori. Nëse ka telashe, do të kthehet në kategorinë deri në 78 kg, ku ka medalje botërore e evropiane.

Pa medalje të premten mbeti edhe Akil Gjakova. Ai u rendit i shtati në kategorinë deri në 73 kg.

E mposhti fillimisht Darkhan Koibagarin e Kazakistanit. Në rundin e dytë e kaloi austriakun Herbert Wicker. Fitoren e tretë në kategorinë me konkurrencë të jashtëzakonshme e arriti ndaj sllovenit Martin Hojak. Më pas humbi nga Adil Osmanov i Moldavisë. Në repesazh, Akilin e mposhti Petru Pelivan, tjetër garues i Moldavisë.

Më pak fat kishte Laura Fazliu. Ajo që në luftën e parë e kishte përballë japonezen Momo Tatsukawa. Laura u ndal nga japonezja në kategorinë deri në 63 kg. Tatsukawa shkëlqeu duke e fituar medaljen e artë në fund.

Të enjten në Austri garuan Erza Muminoviq e Flaka Loxha, që u ndalën herët. Ndërkohë të shtunën garon Shpat Zekaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Milot Gashi kampion Ballkanik në U18, Elvira Ukaj e bronztë

Milot Gashi kampion Ballkanik në U18, Elvira Ukaj e bronztë

T: Portieri Haxhihamza, më i miri i xhiros

T: Portieri Haxhihamza, më i miri i xhiros

Tare pranon krizën te Milani

Tare pranon krizën te Milani

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Milot Gashi kampion Ballkanik në U18, Elvira Ukaj e bronztë

Milot Gashi kampion Ballkanik në U18, Elvira Ukaj e bronztë

BE i jep fund pezullimit të pjesshëm të marrëveshjes me Sirinë

BE i jep fund pezullimit të pjesshëm të marrëveshjes me Sirinë

T: Portieri Haxhihamza, më i miri i xhiros

T: Portieri Haxhihamza, më i miri i xhiros

Kos: Kur vendet e rajonit japin rezultate, edhe ne veprojmë

Kos: Kur vendet e rajonit japin rezultate, edhe ne veprojmë

Ekspertja e forenzikës linguistike dëshmon në procesin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Ekspertja e forenzikës linguistike dëshmon në procesin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Shumë shërbime në zgjedhjet e ardhshme do të ofrohen online

22 parti politike një iniciativë qytetare dhe një kandidat i pavarur garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit

Kusari-Lila: Forumi “Future Industry Minds”, hapësirë për prezantimin e potencialit ekonomik

Kusari-Lila: Forumi “Future Industry Minds”, hapësirë për prezantimin e potencialit ekonomik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën