Denver Nuggets për herë të parë në histori ka arritur në finale të madhe të NBA-së
Denveri të hënën mbrëma mposhti LA Lakersin në udhëtim me rezultatin 113:111, duke e përmbyllur kështu serinë finale të Konferencës Perëndimore të NBA-së me rezultatin 4:0.
Nikola Jokiq me 30 pikë, 14 kërcime e 13 asistime ishte më meritori për fitoren e Lakersit. Jamal Murray kontribuoi me 25 pikë, ndërsa Aaron Gordon me 22 pikë.
Te Lakersi më efikasi ishte LeBron James që shënoi 40 pikë, 10 kërcime e nëntë asistime. Anthony Davis realizoi dyshifror të dyfishtë prej 21 pikëve e 14 kërcimeve.
Denveri në finale të NBA-së do ta presë fituesin e serisë finale të Konferencës Lindore mes Miami Heat e Boston Celtics. Miami Heat po kryeson 3:0.