TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shkolla që mbeti në ndërtim qe tri vjet

by Albiona Hajdari
3 vjet ago
0
A A
Shkolla që mbeti në ndërtim qe tri vjet

Në shkollën fillore ‘’Ali Asllani’’ në Doganaj të Kaçanikut të Vjetër mësimi herë pas here është i pamundur të mbahet, për shkak të insekteve. E ndërtimi i shkollës së re që filloi para tri vjetësh ka mbetur në gjysmë nga mungesa e mbështetjes financiare nga institucionet qendrore.

Dyert janë mbyllur për nxënësit dhe mësuesit. Kjo për shkak të insekteve që kanë mbushur shkollën “Ali Asllani” në Doganaj të Kaçanikut të Vjetër.

Dezinfektimi i shkollës e pamundëson edhe mbajtjen e mësimit për ta.

Ndërsa shkolla e re që filloi të ndërtohet para tri vjetësh ende nuk ka përfunduar.

“Gjendja e shkollës së vjetër është shumë e keqe. Mësimi nuk mund të zhvillohet normalisht. Kemi pasë probleme edhe javën e kaluar. Kemi dezinfektu shkollën për shkak të disa insekteve; një ditë nuk është mbajtë mësimi. Kështu që po presim që me pasë intervenim sa më të shpejtë dhe me u ndërtu shkolla e re”, thotë Fitim Selmani, drejtor i shkollës “Ali Asllani”

Tëvë1 kërkoi informacion nga Ministria e Arsimit se a është në plan-program mbështetja financiare për përfundimin e kësaj shkolle, mirëpo nga ky institucion nuk është kthyer përgjigje.

E megjithatë, ky projekt është vetëm njëri prej të cilëve komuna e Kaçanikut nuk po pranon fonde nga qeveria për përfundimin e tyre.

“Është viti i tretë i kësaj qeverisjeje që komuna e Kaçanikut nuk e ka asnjë projekt të ri. Veç asaj, me vendimin e fundit që keni parë nga qeveria, na është cungu edhe të hyrat vetanake që për ne është e papranueshme, pasi na ka ardhë si vendim pa paralajmërim”, Besim Ilazi- , kryetar i Komunës së Kaçanikut

Projekti për shkollën fillore të mesme të ulët ‘’Ali Asllani’’ në Doganaj të Kaçanikut të Vjetër filloi në vitin 2019 dhe ende nuk dihet se kur do të përfundojë.

Ndërsa lidhur me të hyrat vetanake, Asociacioni i Komunave të Kosovës së fundmi mori zotim nga kryeministri Kurti që të fillojë procedura për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Tags: KacanikShkolla
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga ANP “Adem Jashari”, thonë se numër i madh i qytetarëve të hënën kanë shfrytëzuar të drejtën e lëvizjes

ANP “Adem Jashari” kishte mbi 4.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Misioni i FMN-së do të zhvillojë vizitë në Kosovë

Misioni i FMN-së do të zhvillojë vizitë në Kosovë

Minatorët vazhdojnë grevën, ende s’ka datë se kur u dalin pagat

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Serbia kryeson shpenzimet për mbrojtje në rajon për vitin 2026

Serbia kryeson shpenzimet për mbrojtje në rajon për vitin 2026

Snapchat pezullon mbi 400 mijë llogari të të miturve pas ndalimit në Australi

Snapchat pezullon mbi 400 mijë llogari të të miturve pas ndalimit në Australi

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga ANP “Adem Jashari”, thonë se numër i madh i qytetarëve të hënën kanë shfrytëzuar të drejtën e lëvizjes

ANP “Adem Jashari” kishte mbi 4.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily

Misioni i FMN-së do të zhvillojë vizitë në Kosovë

Misioni i FMN-së do të zhvillojë vizitë në Kosovë

McCormick i bashkohet Rahovecit 029

McCormick i bashkohet Rahovecit 029

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën