TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Betimi i kryetarëve në veri, Muzaqi: Presim që të kalojë pa as më të voglin incident

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Betimi i kryetarëve në veri, Muzaqi: Presim që të kalojë pa as më të voglin incident

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, për kryetarët nga partitë politike shqiptare, të zgjedhur në katër komunat veriore në zgjedhjet e 23 prillit, thotë se do të jenë shërbëtorët më të mirë të qytetarëve të tyre.

Muzaqi, thotë se procesi i inaugurimit është një proces i bazuar në ligj dhe kushtetutë.

“Ata do të jenë shërbëtorët më të mirë të qytetarëve të tyre, procesi i inaugurimit, betimi i kryetarëve të komunave është një proces i bazuar në ligj dhe kushtetutë. Po fillojmë nesër me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, komunës veriore të Mitrovicës për të vazhduar pastaj me tre kryetarët e tjerë. Kemi edhe mbështetjen e miqve tanë të cilët kanë dhënë mesazhe, të cilat janë të qarta në aspektin diplomatik, por edhe në aspektin konkret”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Për seancën solemne për betimin e kryetarëve të rinj, e cila pritet të ndodhë nesër, deputeti thotë se si proces presin që të kalojë pa as më të voglin incident.

“Nuk duhet të ketë asnjë problem i cili do të mund të ju shkaktohej në zbatimin e ligjit dhe kushtetutshmërisë brenda Republikës. Si qeveri jemi të vendosur që të zbatojmë kushtetutën e vendit, si proces ne presim që të kalojë pa as më të voglin incident dhe të vazhdojmë tutje. Le të bëhet një procedurë e zakonshme, e cila i takon secilës qeveri komunale  pas zgjedhjeve që mbahen atje”, shtoi ai.

Nesër, kryetarët e sapozgjedhur në katër komunat veriore me shumicë serbe në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan, dhe Leposaviq, do të duhej të bëjnë betimin si kryetar. Zgjedhjet e parakohshme lokale janë mbajtur më 23 prill, ku u bojkotuan nga Lista Serbe, si partia më e madhe me shumicë serbe. /teve1.info/

Tags: Besim Muzaqikryetarët në veriVV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Syla: Anëtarësimi në NATO domosdoshmëri, realizojmë të gjitha punët e bëra

Syla: Anëtarësimi në NATO domosdoshmëri, realizojmë të gjitha punët e bëra

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Vërshimet në Drenas dëmtojnë bizneset, një pronar thotë se po shqyrton tërheqjen

Vërshimet në Drenas dëmtojnë bizneset, një pronar thotë se po shqyrton tërheqjen

Me mjete të rënda e me varka – Lumi Sitnica del nga shtrati, evakuohen mitrovicasit

Me mjete të rënda e me varka – Lumi Sitnica del nga shtrati, evakuohen mitrovicasit

Bashkimi fiton duelin e tensionuar ndaj Pejës

Bashkimi fiton duelin e tensionuar ndaj Pejës

Syla: Anëtarësimi në NATO domosdoshmëri, realizojmë të gjitha punët e bëra

Syla: Anëtarësimi në NATO domosdoshmëri, realizojmë të gjitha punët e bëra

Anthony Joshua tërhiqet nga boksi? Konfirmimi vjen nga familja

Reagon për herë të parë pas aksidentit fatal, Joshua prek me fjalët për dy shokët e vdekur

PSG-ja fiton Superkupën e Francës, mposht rivalin e vjetër Olimpique Marseille

PSG-ja fiton Superkupën e Francës, mposht rivalin e vjetër Olimpique Marseille

Drenica angazhon edhe një futbollist nga Shqipëria, Jonuzi i bashkohet kuqezinjve

Drenica angazhon edhe një futbollist nga Shqipëria, Jonuzi i bashkohet kuqezinjve

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll, turpërohet nga juniorët e Sllovenisë, federata e “zbut” humbjen

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll, turpërohet nga juniorët e Sllovenisë, federata e “zbut” humbjen

“Këndi i Debatit” 08.01.2025

“Këndi i Debatit” 08.01.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën