TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ambasada e Britanisë përfshihet në rekrutimin e drejtorëve të të gjitha shkollave në Prishtinë

nga TËVË 1
15 Maj, 2023
0
A A
Jasharaj: Mësimdhënësit nuk kanë lëvizur nga kërkesa prej 100 eurove

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka thënë se janë në proces të rekrutimit të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të të gjitha shkollave në kryeqytet.

Krahas rekrutimit të drejtorëve të rinj, prioritet thotë se i kanë dhënë edhe institucioneve arsimore. Në shkollat e Prishtinës, Musmurati thotë se ka psikologë, ndërsa tek çerdhet synojnë t’i vendosin kamerat e sigurisë.

Arsyeja e kamerave sipas Musmuratit nuk është rrezikimi i privatësisë por për palë të jashtme.

“Ka pasur çerdhe të tilla, ne i kemi tetë çerdhe publike. Çerdhja ‘Fatosat’ nuk ka pasur fare kamera të sigurisë, tash me kontratën e re po e furnizojmë. Ka pasur edh disa çerdhe që gjysma e kamerave kanë punuar e gjysma tjetër nuk kanë punuar, por tashmë me kontratën e re jemi duke i sanuar të gjitha këto probleme që të gjitha çerdhet të kenë mbikëqyrjen e duhur. Prapë po them, kamerat e sigurisë duhet të trajtohen si kamera të sigurisë për palë të jashtme që mund ta vandalizojnë çerdhen ose diçka të tillë, dhe në asnjë formë kamerat nuk janë në klasë apo në vendet ku munden me rreziku privatësinë e fëmijëve ose mësimdhënësve”, thotë Musmurati.

E sa i përket rekrutimit të drejtorëve nëpër shkolla, e para e Arsimit në Prishtinë, thotë se po bëhet në bashkëpunim me Ambasadën britanike dhe është ndër proceset më transparente në Prishtinë.

“Kemi filluar me procesin e ri të rekrutimit të drejtorëve. I kemi rekrutuar afër 10 pozita, janë edhe 30 pozita tjera të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve. I kemi bërë në bashkëpunim me Ambasadën britanike për herë të parë në Komunën e Prishtinës, dhe me të vërtetë ka qenë një ndër proceset më transparente deri më tani që e kemi organizuar dhe për të cilën jam krenare deri më tani”, thotë ajo.

Musmurati thotë se kanë arritur që në të gjitha shkollat e Prishtinës të punësojnë nga një psikolog, duke mos e lënë asnjë pa të.

“Më vjen mirë që asnjë shkollë e Prishtinës nuk është pa psikologë dhe kjo është për herë të parë dhe është një arritur shumë e madhe. Jemi duke punuar me Universitetin e Prishtinës departamentin e Psikologjisë me bo matje empirike për rezultatin që këto punësime e kanë pasur. Unë mendoj që kemi nevojë me pas një reflektim në nivel nacional dhe me rishiku detyrat që i kanë me udhëzim administrativ psikologët e shkollave. Mendoj që ka vend me bo një punë më të mirë në përshkrimin e detyrave të punës për ta”, u shpreh ajo, teksa synojnë që të krijojnë edhe një sistem digjital ku bëhet raportimi i rasteve në mënyrë anonime, raporton EO.

“Po mundohemi që ta krijojmë një sistem digjital ku raportimi i rasteve të bëhet në mënyrë anonime që fëmijët të mos e ndiejnë presionin e raportimit, qoftë ndoshta krejt banal deri tek diçka që më e madhe dhe që e përfshin psikologun e shkollës”, u shpreh ajo.

Tags: Ambasada e BritanisëPrishtinerekrutimi i drejtorëve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

​27 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit

​27 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit

Shënohet sot Dita e Evropës

Shënohet sot Dita e Evropës

Parashikimi i motit për sot, temperaturat maksimale nga 16 deri në 21°C

Parashikimi i motit për sot, temperaturat maksimale nga 16 deri në 21°C

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X