Edhe xhudistja, Laura Fazliu është eliminuar nga Botërori i xhudos që po zhvillohet në Doha të Katarit. Laura Fazliu është mposhtur nga xhudistja hungareze, Szofi Ozbas në garën në repesazh.
Ndonëse po dominonte ndaj hungarezes Szofi Ozbas, Laura pësoi humbje. Ndaj saj kishte dy aksione të rrezikshme, por pa realizuar pikë. Dhe kur pritej tentim tjetër nga Laura, Ozbas realizoi aksion të bukur në kundërsulm dhe fitoi me Ippon. Laura përfundoi e shtata në kategorinë deri 63 kg.
Në çerekfinale, Fazliu u mposht nga sllovenja Andreja Leshki. Në rrethin e parë fitoi ndaj Guimendekos, kurse në rrethin e dytë ndaj Oberan. Në rrethin e tretë triumfoi ndaj Quadros.