Policia dhe Dogana e Kosovës ka arrestuar L.H, 36-vjeçar.
Pas selektimit për kontroll më të detajuar, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur substance narkotike e llojit kokainë, ku pastaj është kryer edhe kontrolli trupor i 36-vjeçarit dhe policia ka gjetur edhe një sasi tjetër me substance narkotike kokainë, raporton teve1.info
“Policia e Kosovës, respektivisht njësitë nga Policia Kufitare, Njësia K9 dhe Njësia Antikontrabandë nga Dogana e Kosovës në kuadër të implementimit të planit të përbashkët operacional ” EU4FOCAL-ACTION DAYS” pas kryerjes së procedurave për regjistrimin e personit L.H (1987) nga Prishtina në automjetin e tij me targa vendore, është selektuar për kontrollë në vijën e dytë. Pas selektimit për kontroll më të detajuar, gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit të lartcekur është gjetur substancë narkotike e llojit Kokainë, po ashtu është kryer kontrolli trupor i të dyshuarit me ç‘rast i është gjetur në trup një sasi e vogël e substancës së njëjte të cilat pas peshimit së bashku kanë rezultuar gjithsej 101.82 gram”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se si prova materiale janë sekuestruar, një qese plastike me kokainë me peshë, 101 gram, poashtu një qese tjetër plastike me kokainë me peshë 0.82 gram, një telefon dhe vetura me targa vendore.
Ndërsa, pas njoftimit të prokurorit të shtetit janë pranuar udhëzime që të bëhet bastisje tek shtëpia e të dyshuarit me ç’rast gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar, tri peshore digjitale, tripako me foli.
Me aktvendim mbi ndalim të lëshuar nga prokurori kujdestar i dyshuar është ndaluar për 48 ore, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.