Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha. PDK ka shkruar se komandant Drini ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës.
“Si luftëtar e komandant në Zonën Operative të Pashtrikut, Komandant Drini ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës. Në vitin 2018, Presidenti Hashim Thaçi, bashkëshortes Hajrijes dhe djemve të tij Ekremit dhe Drinit, u dorëzoi Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe urdhrin “Hero i Kosovës””, thuhet në njoftim.