TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Dhjetëra njerëz në Britani janë infektuar me COVID katër herë, e mijëra të tjerë nga tri herë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
​Dhjetëra njerëz në Britani janë infektuar me COVID katër herë, e mijëra të tjerë nga tri herë

 

Në total, ka pasur 715.154 ri-infeksione, sipas raportit të fundit javor të UKHSA të mbikëqyrjes së gripit dhe COVID.

Shifrat janë për Anglinë, duke sugjeruar që totali i Britanisë së Madhe do të jetë edhe më i lartë.

Paul Hunter, profesor i Mjekësisë pranë Universitetit të Anglisë Lindore, tha se njerëzit që janë ri-infektuar disa herë ka të ngjarë të kenë pasur variante të ndryshme të virusit.

Por edhe nëse virusi ndaloi së zhvilluari tani, imuniteti ndaj infeksioneve të kapura përmes hundës dhe fytit është aq jetëshkurtër sa njerëzit ka të ngjarë të riinfektohen çdo dy vjet ose më shumë.

“Ky virus do të jetë pjesë e jetës sonë. Shumë prej nesh do të ri-infektohen çdo disa vjet. Edhe nipërit e mbesave tona do të vazhdojnë të preken me COVID,” tha Hunter për Sky News.

Megjithatë, ai tha se megjithëse imuniteti kundër virusit zbehet, ai ende parandalon sëmundjet serioze, kështu që periudhat pasuese të COVID janë më të buta.

Mendohet se gjasat për të vuajtur nga një ri-infeksion është pjesërisht për shkak të gjenetikës së sistemit imunitar ose një çështjeje shëndetësore që mund të parandalojë funksionimin e tij gjithashtu.

Kontakti i lartë me njerëzit e tjerë rrit gjithashtu mundësitë për të kapur virusin.

Raporti i UKHSA konfirmon se rastet e COVID-19 po rriten në të gjitha grup-moshat, të udhëhequr nga njerëz në të 30-at dhe 40-at e tyre.

Ai thotë se rritja ka të ngjarë të jetë për shkak të rritjes së kontakteve sociale, përfundimit të rregullave të vetizolimit dhe përhapjes së shpejtë të versionit më infektiv BA.2 të omicron. Por vaksina është ende po aq efektive kundër BA.2 dhe infeksioni që shkakton nuk është më i rëndë, shkruan KSP.

Hulumtimi i ri nga UKHSA, i publikuar në revistën “Lancet”, nënvizon kërcënimin e reduktuar të omicron në krahasim me variantin dominues më parë, delta.

Rezultatet tregojnë se infeksioni me omicron ka 59% më pak rrezik të shtrimit në spital dhe 69% rrezik më të ulët të vdekjes sesa delta.

Sipas shifrave të fundit të qeverisë, 534.747 njerëz në Britaninë e Madhe rezultuan me koronavirus në shtatë ditët e fundit ose rreth 44% më shumë krahasuar me javën e kaluar. Gjithashtu, në shtatë ditët e fundit ka pasur 740 vdekje të lidhura me koronavirusin.

Tags: britania e madheCovid-19
ShareTweet

Postime të ngjashme

Marka prestigjioze e industrisë automobilistike “Honda”, realizon reklamë në Shkodër

Marka prestigjioze e industrisë automobilistike “Honda”, realizon reklamë në Shkodër

Në Palestinë do të mbahen zgjedhje legjislative pas më shumë se 20 vitesh

Në Palestinë do të mbahen zgjedhje legjislative pas më shumë se 20 vitesh

Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve

Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve

Rama takim me Erdogan në Ankara, diskutime për bashkëpunimin dypalësh

Rama takim me Erdogan në Ankara, diskutime për bashkëpunimin dypalësh

Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve

S’ka kufizime për kamionët mbi 20 tonë gjatë ditës së nesërme

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Hamza ka vërejtje për ftesën e Kurtit, shprehet i gatshëm për takim nesër në objektin Kuvendit

Paralajmërohet valë e fuqishme e të nxehtit në Europë dhe Ballkan

Paralajmërohet valë e fuqishme e të nxehtit në Europë dhe Ballkan

Haziri: LDK po analizon rezultatin zgjedhor dhe ftesën për bashkëpunim, zgjedhjet e reja nuk janë opsion

Haziri: LDK po analizon rezultatin zgjedhor dhe ftesën për bashkëpunim, zgjedhjet e reja nuk janë opsion

Basha diskuton me BERZH-in projektin për modernizimin e transportit publik

Basha diskuton me BERZH-in projektin për modernizimin e transportit publik

Dyshohet për një mjet shpërthyes në Prishtinë, evakuohen qytetarët

Marka prestigjioze e industrisë automobilistike “Honda”, realizon reklamë në Shkodër

Marka prestigjioze e industrisë automobilistike “Honda”, realizon reklamë në Shkodër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën