TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Promovohet libri “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd”

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Promovohet libri “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd”

Libri “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd (Janar-qershor 1999)” i gazetarit Fahri Musliu, u promovua të premten në Prizren, i cili është vlerësuar lart.

Prof.dr. Festim Rizanaj tha se gazetari Musliu, në libër nxjerr në pah shumë ngjarje e fakte historike të periudhës së bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë.

“Fahriu në këtë libër paraqitet një kronist i vërtetë dhe profesional, duke raportuar për zhvillimet gjatë bombardimeve të NATO-s”, tha Rizanaj.

Sipas tij, gazetari Musliu, duke qenë dëshmitar i ngjarjeve, në këtë libër, paraqet fakte historike.

Profesori Hajdar Mallaku tha se kompozicioni i librit është bërë në stilin gazetaresk, pa figura.

“Autori në këtë libër ofron fakte dhe paanësi”, tha Mallaku.

Sipas tij, Musliu ka bërë një punë të mirë dhe profesionale.

Libri “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd” është vlerësuar lartë edhe nga profesori Skënder Berisha.

Ai tha se gazetari Fahri Musliu ishte njohës i thellë i zhvillimeve politike të asaj kohe.

“Kjo vërehet edhe në libër”, tha Berisha.

Libri përbëhet nga tri pjesë. Në pjesën e parë, të titulluar “Baticat dhe zbaticat e jetës”, autori përshkruan përjetimet e tij në Beograd, gjatë periudhës së luftës në Kosovë dhe fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.

Pjesa e dytë përbehet nga një përmbledhje e raporteve ditore që gazetari Musliu ka bërë për “Zërin e Amerikës”.

Ndërkaq, në pjesën e tretë të librit, autori përfshinë dokumente të rëndësishme politike të kohës.

Gazetari Fahri Musliu, tregoi se ditarin filloi ta shkruajë nga bezdia dhe ankthi.

“Në ditar nuk ka urrejtje”, tregoi Musliu.

Libri u promovua në librarin “Altera” në Prizren. /teve1.info/

Tags: "Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd (Janar-qershor 1999)"Fahri Musliuprizren
ShareTweet

Postime të ngjashme

A u gjet vaj palme në qumështin Vita? – flet ministri Muja

A u gjet vaj palme në qumështin Vita? – flet ministri Muja

Dy policë lëndohen pasi sulmohen gjatë kryerjes së detyrës në Prizren

Dy policë lëndohen pasi sulmohen gjatë kryerjes së detyrës në Prizren

Arrestohet i kërkuari për disa vepra penale, tentoi të ikte nga policia në drejtim të Serbisë

Arrestohet i kërkuari për disa vepra penale, tentoi të ikte nga policia në drejtim të Serbisë

Haxhiu në hapjen e EtnoFest-it: Festivali është lidhur aq fort me Kukajn, sa vështirë të mendohet diku tjetër

Ekstradohen nga Zvicrra për në  Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

Ekstradohen nga Zvicrra për në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

KPK merr vendim për shpalljen e konkursit për rekrutimin e prokurorëve të rinj të shtetit

KPK merr vendim për shpalljen e konkursit për rekrutimin e prokurorëve të rinj të shtetit

AUV: Vaji i palmës i pranishëm në gjysmën e rasteve me mospërputhje

AUV: Vaji i palmës i pranishëm në gjysmën e rasteve me mospërputhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën