Futbollisti i Lirisë, Blendi Memaj në emisionin qëndror të sportit “VAR” në Tëvë1, u shpreh se Trepça ’89 dhe Drenica janë me të rrezikuara për të rënë nga Superliga.
“Kandidat potencial unë e shoh Trepçën ’89, por jo Ferizajin, pasi trajneri Andrej Panadic me një skuadër mesatare i ka bërë ballë skuadrave me lartë dhe po të ishte nga fillimi do të ishte një Ferizaj me ndryshe. Unë e shoh se ’89-shi dhe Drenica janë me të rrezikuara për të rënë nga Superliga”, tha Memaj.