TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sulm vdekjeprurës në një muze në Ukrainë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Sulm vdekjeprurës në një muze në Ukrainë

Një sulm i ushtrisë ruse me raketa në një muze në qytetin lindor të Ukrainës, Kupjansk, vrau së paku dy persona dhe plagosi 10 të tjerë.

Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Harkivit, Oleh Synyehubov, i tha Radios Evropa e Lirë se sulmi i 25 prillit në qendër të qytetit Kupjansk përfshinte raketa të llojit S-300 – njëra prej të cilave goditi Muzeun e Historisë Lokale.

Synyehubov tha se operacioni i kërkim-shpëtimit është duke vazhduar.

“Vendi terrorist po bën gjithçka për të na shkatërruar plotësisht. Historinë tonë, kulturën tonë, popullin tonë. Vrasje e ukrainasve me metoda absolutisht barbare”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Ne duhet dhe do të përgjigjemi”, shtoi ai.

Në një tjetër zhvillim, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, i përshkroi luftimet e vazhdueshme në qytetin e Bahmutit si një “proces dinamik”.

“Ne mund t’i humbasim pozicionet në betejë sot, dhe t’i rifitojmë ato të nesërmen. Kjo është arsyeja përse ushtria do të flasë për rezultatin pasi të përfundojë operacioni”, tha Malyar.

Komentet e saj vijnë një ditë pasi komandantët ukrainas mohuan pretendimet se mercenarët e grupit rus, Wagner, kontrollojnë pothuajse plotësisht qytetin.

Në Uashington, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, paralajmëroi se forcat ruse mund t’i shtojnë sulmet sapo të fillojë ngrohja e motit.

“Ne e dimë se në pranverë, kur moti përmirësohet – dhe ai tashmë ka filluar të përmirësohet – mund të presim që rusët të nisin ofensiva të reja në disa zona”, tha Kirby.

Bahmuti është skenë e luftimeve të ashpra tash e sa muaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Putin shpreh gatishmëri për negociata, por përsërit kërkesat që janë hedhur poshtë nga Kievi dhe Perëndimi

Evropa mund t’u bashkohet bisedimeve për Ukrainën, por Putini jep pak shenja gatishmërie për kompromis

Arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i dënuar në Itali për përdhunim, pritet ekstradimi

Arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i dënuar në Itali për përdhunim, pritet ekstradimi

Kritikat për Ligjin e KPM-së, Qeveria del me sqarim

Kosova kërkon sqarime nga qeveria e Somalisë për zhdukjen e nëntë anëtarëve të delegacionit zyrtar në Prishtinë

Në Prizren u trajtuan 238 kallëzime për dhunë në familje gjatë nëntë muajve

Në Prizren u trajtuan 238 kallëzime për dhunë në familje gjatë nëntë muajve

Shiroka-Pula takohet me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, diskutojnë zhvillimet politike

Shiroka-Pula takohet me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, diskutojnë zhvillimet politike

Foda vlerëson Izraelin, flet për mungesat dhe Lutfi Dalipin

Foda vlerëson Izraelin, flet për mungesat dhe Lutfi Dalipin

70 inspektime nga IQMT, gjobiten kompani postare dhe persona për tregti të paregjistruar

70 inspektime nga IQMT, gjobiten kompani postare dhe persona për tregti të paregjistruar

Foda: Izraelitët nuk kanë më arsye që të ankohen për fushën

Foda: Izraelitët nuk kanë më arsye që të ankohen për fushën

Paraburgim për katër të mitur në Gjilan, dyshohet se tentuan të mbysin dy persona

Paraburgim për katër të mitur në Gjilan, dyshohet se tentuan të mbysin dy persona

Mbahet kolegjiumi i radhës i Prokurorisë së Apelit

Mbahet kolegjiumi i radhës i Prokurorisë së Apelit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën