TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia konfiskon cigare e duhan të papërpunuar

by tëvë1
4 vjet ago
1
A A
Policia konfiskon cigare e duhan të papërpunuar

Policia e e Kosovës ka identifikuar disa raste të prodhimit dhe kontrabandimit me mallra, më saktësisht cigareve dhe duhanit te papërpunuar.

Në njoftim thuhet se, janë identifikuar katër raste të ndryshme të prodhimit dhe kontrabandimit të cigareve dhe duhanit të papërpunuar, të cilat janë konfiskuar raporton teve1.info

“Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia e Task Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim të veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës, ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku si rezultat i kësaj janë identifikuar disa raste të prodhimit dhe kontrabandimit me mallra, specifikisht cigareve dhe duhanit të papërpunuar.  Me datën 23.04.2023, bazuar në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente, të bëra nga ana e njësive të Policisë Kufitare, janë identifikuar 4 raste të ndryshme të prodhimit dhe kontrabandimit të cigareve dhe duhanit të papërpunuar”, thuhet në njoftim.

Në rastin e parë, policia në një shtëpi banimi ka identifikuar një shtëpi banimi në Viti që është dyshur për mall të kontrabanduar, ku edhe janë gjetur e konfiskuar 922.7 kg (577.10 kg duhan i grirë refuz), 88,80 kg duhan i grirë i paketuar në qese, 290 kg ambalazhe najloni për duhan, 497 kg ambalazh kartoni për duhan, 1 makinë për ambalazhimin e duhanit, 259 kg duhan i papërpunuar (fleta).

Në rastin e dytë, në fshatin Mjak policia ka vërejtur një veturë e cila ka hyrë në Kosovë, e cila më pas është gjetur e braktisur dhe e ngarkuar me 12750 pako, në total 255.000.

Ndërkaq në rastin e tretë, pas trajtimit të informacioneve inteligjente nga njësia e lartcekur është identifikuar një shtëpi e pabanuar, me ç’rast është gjetur duhan i papërpunuar në sasi prej 21 thasësh pesha 10 kg, (dhjetë kg), në total 210 kg (dyqind e dhjetë kg). Malli dyshohet që është sjellë nga RMV dhe është i kontrabanduar, ku i njëjti është sekuestruar për procedura të mëtejshme policore.

E në rastin e katërt, në fshatin Ramnishtë, Viti, është ndaluar një automjet i ngarkuar me duhan të paketuar: Malboro 20 pako në sasi 500 gr. = 10 kg, Sobrani 80 pako, në sasi 500gr = 40kg, Davidoff 141 pako, në sasi 500 gr. = 70,5 kg, Slims Carelia 220 pako, në sasi 500 gr. = 110 kg, në total 230,5 kg, për të cilin nuk kishte dokumentacion përkatës.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastet e lartcekura është njoftuar prokuroria përkatëse e cila ka urdhëruar që të iniciohen rastet ‘kontrabandim me mallra’, në dy nga rastet e lartcekura ndaj dy personave të dyshuar të identifikuar pas intervistimit janë iniciuar raste në procedurë të rregullt, ndërsa malli dhe automjetet janë konfiskuar dhe janë dërguar në Doganën e Republikës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet tre persona në Mitrovicë për shitblerje të paligjshme të pronave

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

Memeti: Mund të jemi pjesë e qeverisë së re në Serbi, nëse plotësohen kërkesat tona

Memeti: Mund të jemi pjesë e qeverisë së re në Serbi, nëse plotësohen kërkesat tona

Presidentja Shiroka-Pula mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Austrisë

Presidentja Shiroka-Pula mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Austrisë

“Kurrë s’kisha besu që dalin më të aftë se francezët”-Ahmet Kukajn nuk e operoi Franca, e operoi QKUK

Kosovari Ibrahimoviç shënon supergol në Gjermani

Lazio spektakël në fushën e Sassuolos, fitore me 6 gola

Lazio spektakël në fushën e Sassuolos, fitore me 6 gola

“Kurrë s’kisha besu që dalin më të aftë se francezët”-Ahmet Kukajn nuk e operoi Franca, e operoi QKUK

“Kurrë s’kisha besu që dalin më të aftë se francezët”-Ahmet Kukajn nuk e operoi Franca, e operoi QKUK

Pas pesë vitesh zvarritje, përurohet shkolla Gjin Gazulli, Luksemburgu investitor: E morëm një mësim

Pas pesë vitesh zvarritje, përurohet shkolla Gjin Gazulli, Luksemburgu investitor: E morëm një mësim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën