Pikërisht 30 ditë pas nënshkrimit të ankesit, BE ka njoftuar së është krijuar Komiteti i Përbashkët Monitorues për zbatimin e marrëveshjes. Nga partia në pushtet thonë se ky organ do të ndihmoj në zbatimin e barabartë nga të dyja palët. E opozita është kritike për tërë procesin e dialogut të udhëhequr nga kryeministri Kurti.
Pika 6 e aneksit të marrëveshjes u bë pika e parë që gjeti zbatim.
Ashtu siç parashihej në të, që brenda një muaji të krijohej Komiteti i Përbashkët Monitorues, ashtu edhe ndodhi. Fiks në ditën e 30-të, BE njoftoi se është krijuar ky organ mbikëqyrës.
Nga partia në pushtet, besojnë që komiteti do të garantoi zbatim më rigoroz të marrëveshjes në aspektin e sekuencimit.
Nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk e kanë komentuar krijimin e komitetit, përderisa janë ankuar për mungesën e transparencës.
Për çështjen e zbatimit, LDK është e mendimit që me këtë marrëveshje vetëm Kosova ka obligime dhe jo Serbia.
E Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se pret të shoh vendimet e BE-se, në rast se komiteti has në moszbatim të marrëveshjes nga njëra palë.
Komiteti përbëhet nga përfaqësuesi i BE-së, Mirosllav Lajçak, pala e Kosovës përfaqësohet nga ambasadori në Bruksel, Agron Bajrami, ndërsa Serbia në krye të këtij organi ka kryenegociatorin Petar Petkoviq.
Kronika e realizuar nga gazetari Valmir Gallopeni