TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Farmacitë, abuzime me ilaçet

Abuzimi me ilaçet nga ana e farmacive po vazhdon. Kështu, pacientët po blejnë barna pa recetë të mjekut, pavarësisht efekteve anësore që mund të kenë në shëndetin e tyre. Kjo shihet me shqetësim nga njohësit e shëndetësisë.

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Farmacitë, abuzime me ilaçet

Shitja e produkteve medicinale pa recetë të mjekut është e ndalueshme me ligj.

Megjithatë, në Kosovë në shumicën e barnatoreve ato mund të blihen edhe pa përshkrimin e mjekut.

E marrja e barnave nga ana e pacientëve të ndryshëm, pa konsultim me profesionistët shëndetësor po shihet si shqetësuese nga njohës të kësaj fushe.

“Fatkeqësisht nëpër barnatoret në Kosovë pacientët mund të marrin edhe antidepresiv pa recetë të mjekut. Një gjë e tillë është tejet shqetësuese për shkak të efekteve anësore që ka në shëndetin e pacientit. Por një gjë e tillë mendoj që duhet të zgjojë Ministrinë e Shëndetësisë, më saktësisht Inspektoratin Farmaceutik që të inspektojë sa më shumë nëpër barnatore”, thotë Diellza Luzha, njohëse e Shëndetësisë.

Por sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Inspektorati Farmaceutik vetëm gjatë kësaj jave ka realizuar 17 inspektime.

Ndërsa shitjen e barnave pa recetë të mjekut, Shoqata e Pacientëve të Kosovës e konsideron jo profesionale.

“Farmacitë duhet ta shohin veten më shumë si institucion shëndetësor se sa si biznes. Edhe atyre ju konvenon për t’shitur barna por kjo është diçka jo profesionale dhe e dënueshme me ligj.

Gjigandët farmaceutik janë të interesuar të shesin sa më shumë barna dhe janë të interesuar ta ruajnë sa më shumë këtë status quo dhe ka njerëz aty ku duhet të bëjnë fushata që janë të gatshëm për t’i dëgjuar dhe gjigantët farmaceutik, prandaj jemi në këtë gjendje”, bëri të ditur Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve.

Sipas njohësve të kësaj fushe, periudha e pandemisë llogaritet si koha e abuzimit më të madh me barna.

Kronika e realizuar nga gazetarja Albiona Hajdari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu takon katër eurodeputetë në Bruksel, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

Haxhiu takon katër eurodeputetë në Bruksel, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

“I guximshëm, i sinqertë, i drejtë, korrekt” – Emocione në Lubizhdë pas lirimit të Isni Kilajt

“I guximshëm, i sinqertë, i drejtë, korrekt” – Emocione në Lubizhdë pas lirimit të Isni Kilajt

41 muaj burgim për Thaçin dhe të tjerët, njohësit e drejtësisë e vlerësojnë vendimin si të padrejtë

41 muaj burgim për Thaçin dhe të tjerët, njohësit e drejtësisë e vlerësojnë vendimin si të padrejtë

Vendimi ndaj Thaçit kundërshtohet në Skenderaj, qytetarët paralajmërojnë protesta

Vendimi ndaj Thaçit kundërshtohet në Skenderaj, qytetarët paralajmërojnë protesta

Beyoncé thyen një tjetër rekord historik në Grammy

Vërshimet përsëriten në Fushë Kosovë, banorët përballen me ujë në garazhe sa herë ka reshje shiu

Vërshimet përsëriten në Fushë Kosovë, banorët përballen me ujë në garazhe sa herë ka reshje shiu

Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës me penallti pas kartonit të kuq të Hajrizit

Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës me penallti pas kartonit të kuq të Hajrizit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën