TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeziu-Hyseni: Nëse jo publikisht, privatisht Serbia qortohet për shkak se shkeli marrëveshjen

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kryeziu-Hyseni: Nëse jo publikisht, privatisht Serbia qortohet për shkak se shkeli marrëveshjen

Deputetja e Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se takimi i negociatorëve në Bruksel është organizuar me qëllim që të diskutohet për çështje teknike të marrëveshjes në Bruksel.

Ajo ka shtuar se për këtë çështje pritet që të ketë takime edhe më të shpeshta.

“Këto edhe janë arsyet pse negociatorët po mblidhen dhe po takohen atje. Do të ketë takime të shpeshta edhe në ditët në vazhdim, sepse do të dakordohet edhe për teknikalitete të cilat ndoshta deri më tani nuk janë bërë publike, përfshirë këtu edhe afatet kohore por edhe çështje tjera që mund të lidhen me zbatueshmërinë sa më të mirë të këtij plani”.

“Ne tani e kemi një marrëveshje bazë e cila është e pandryshueshme sepse për ta ka pasur një dakordim dhe dakordimi ka ardhur edhe për hartimin e planit të veprimit”.

“Ajo për të cilën do të diskutojnë palët në vazhdim janë çështjet teknike të cilat do ta bëjnë më të lehtë zbatimin e këtij plani”, ka thënë Kryeziu-Hyseni në Ditari në Tëvë 1.

Kryeziu-Hyseni ka shtuar se Serbia e ka shkelur marrëveshjen e Ohrit ende pa kaluar 24 orë nga dakordimi.

Sipas saj, Serbia nuk po qortohet publikisht për shkak të rrjedhave gjeopolitike, meqenëse është e bindur se privatisht i thuhet që ta zbatojë e mos ta kundërshtojë.

“Ende pa kaluar 24 orë prej marrëveshjes së Ohrit Serbia ka filluar ta shkelë atë dhe ka filluar të bëjë veprime që tregojnë që ata fare nuk janë të gatshëm të shkojnë drejt këtij normalizimi të cilin po e kërkojmë edhe ne si shtet po në veçanti po e kërkon Bashkimi Evropian dhe ShBA. Dhe sigurisht që kjo duket të jetë më problematike sesa duket në shikim të parë sepse nëse ata vazhdojnë të jenë dekonstruktiv dhe të mos i përmbahen kësaj marrëveshje, kërkohet dhe pritet të ketë qasje ndryshe”.

“Nuk kemi deri më tani [v.j presion] sepse e kemi parasysh secili prej nesh që situatë gjeopolitike është e atillë që ka një qëllim pse presioni i asaj natyre nuk po shkon drejt Serbisë në këtë moment, por unë po besoj që ka thirrje që nëse jo publikisht, privatisht i bëhen Serbisë në vazhdimësi që të kenë kujdes rreth qëndrimit që po e mbajnë karshi këtij dakordimi që vet i kanë thënë po. Por ka pasur edhe thirrje publike nga ShBA dhe BE që kanë kërkuar më shumë seriozitet nga Serbia sa i përket planit të veprimit dhe implementimit të pikave që ka rënë dakord”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ: Procesi i votimit me postë u zhvillua me transparencë të plotë

KQZ: Procesi i votimit me postë u zhvillua me transparencë të plotë

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Përleshje në Prishtinë: tre të lënduar, dy prej tyre dyshohet se janë plagosur me armë zjarri

Abdixhiku: Strukturat e LDK-së nuk bien pre e propagandës

Abdixhiku: Strukturat e LDK-së nuk bien pre e propagandës

Shkodra për formimin e institucioneve: Situata është komplekse sikurse para 28 dhjetorit

Zvicra me fitore bindëse kundër Bosnjës, shënon Xhaka

Aktivisti në Shqipëri: Protesta nuk do të ndalet deri në dorëheqjen e Ramës

Aktivisti në Shqipëri: Protesta nuk do të ndalet deri në dorëheqjen e Ramës

“Këndi i Debatit” 18.06.2026

“Këndi i Debatit” 18.06.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën