TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

VIDEO/ Zhgënjen Kosova, merr vetëm një barazim me Andorrën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
VIDEO/ Zhgënjen Kosova, merr vetëm një barazim me Andorrën

22:45 – Zhgënjen Kosova, merr vetëm një barazim me Andorrën

Kosova nuk e ka marrë më shumë se një pikë ndaj Andorrës, ndeshje në të cilën është konsideruar favorite absolute dhe është dashur ta fitojë. Dueli mes Kosovës dhe Andorrës, që i takoi Grupit I të kualifikimeve për Euro 2024, përfundoi 1:1 të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Edhe pse pati dominimin e plotë gjatë tërë ndeshjes dhe vazhdimisht ishte në pjesën e Andorrës, Kosova nuk arriti të shënojë më shumë se një gol, i cili nuk mjaftoi për ta fituar ndeshjen.

Në fakt, Kosova kaloi në epërsi në fillim të pjesës së dytë, nëpërmjet rezervistit Edon Zhegrova. Ai realizoi në minutën e 59-të pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistimit të Milot Rashicës. Mirëpo, epërsia e Kosovës nuk zgjati pothuajse as dy minuta, pasi Andorra barazoi rezultatin nga gjysmërasti i vetëm që e pati gjatë tërë ndeshjes.

Në minutën e 61-të, pas një harkimi nga gjuajtja e lirë, Berto Rosas shënoi me kokë nga afërsia pasi u asistua nga Albert Alverdas brenda në zonë për të barazuar shifrat.

Pas golit të pranuar, Kosova u përpoq për ta rikthyer epërsinë por nuk ia doli ta mposhtë portierin mysafir Iker Alvarez. Vedat Muriqi gjuajti me kokë pranë pingules në minutën e 81-të, ndërsa dy minuta më herët tentoi edhe Zymer Bytyqi por pa sukses.

Muriqi u mundua edhe në pjesën e parë të bënte diçka më shumë, por Andorra ishte e vendosur mirë në mbrojtje dhe nuk lejonte shumë hapësira për Kosovën.

Për Kosovën, ky është barazimi i dytë në këto kualifikime, pasi luajti 1:1 është në ndeshjen e parë javën e shkuar në Tel Aviv ndaj Izraelit.

Ndërkohë, Andorra e mori pikën e parë në këto kualifikime, pasi në ndeshjen e parë pësoi nga Përfaqësuesja e Rumanisë (2:0).

22:02 – Dy gola të shpejtë në “Fadil Vokrri”/ Zhegrova kalon Kosovën në avantazh, por miqtë bararspeshojnë shifrat

Dy gola të shpejtë në “Fadil Vokrri”. Kosova e para kaloi në epërsi me Edon Zhegrovën më minutën e 59′, të ndeshjes mjeshtrisht pas një asistimi nga Milot Rashica.

GOLI I EDON ZHEGROVËS:

Por miqtë u kthyen shpejtë në lojë, pasi Berto Rosas përfiton nga pasiguria e dardanëve dhe barazon rezultatin në minutën e 61′ të ndeshjes.

21:36 – Pa gola mbyllet pjesa e parë mes Kosovës dhe Andorrës

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Andorrës, ndeshje kjo që po zhvillohet në Prishtinë në kuadër të Grupit I kualifikues për Euro 2024.

Gjatë 45 minutave të para, Kosova pati dominim të plotë ndaj Andorrës, por nuk arriti të shënojë gol për ta zhbllokuar rezultatin në këtë pjesë.

“Dardanët” vazhdimisht ishin në posedim të topit dhe mundoheshin të thyenin mbrojtjen mysafire të vendosur para portës, por nuk ia dilnin mbanë. Gjatë kësaj periudhe, Kosova regjistroi tri raste të mira shënimi, por nuk e gjeti cakun.

Fillimisht, Vedat Muriqi tentoi me kokë, pastaj dështoi edhe Milot Rashica. Në minutën e 45-të të ndeshjes, gjuajtjen e Muriqit brenda zonës e dëboi portieri Iker Alvarez për të konfirmuar përfundimin e pjesës së parë pa gola.

20:36 Sondazhi i UEFA-së, tifozët besojnë se Kosova fiton ndaj Andorrës

Në faqen zyrtare të UEFA-s, para çdo përballjeje po publikohet një sondazh ku dashamirët e futbollit mund të votojnë për fituesin e ndeshjes.

Në anketën e publikuar për Kosovën, 84 për qind mendojnë që Dardanët do të fitojnë, për Andorrën janë të mendimit 12 për qind. Teksa vetëm katër për qind janë të mendimit se ky takim do të mbyllet në barazim.

19:47 Formacionet zyrtare/ Giresse zbardh dilemat për ndeshjen ndaj Andorrës

Përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon ndeshjet e dytë në kualifikimet e Euro 2024, ku përballë do të ketë Andorrën.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova është aktualisht në vendin e tretë në Grupin I, me Zvicrën që është lider me tri sosh, po aq sa ka edhe Romania, Izraeli me një, ndërsa Andorra dhe Rumania ende pa pikë.

Për këtë ndeshje, Alain Giresse ka vendosur që në sulm të startojë me Vedat Muriqin, Milot Rashica dhe Arber Zeneli. Ndërsa jashtë listës rezervë kanë mbetur Amar Gërxhaliu dhe Albion Rrahmani.

Ndërsa Andorra në sulm starton me Albert Rosas dhe Jordi Rubio.

Formacionet zyrtare:

Kosova: Muric; Haderjgonaj, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada; Celina, Berisha, Fazjili; Zeneli, Muriqi, Rashica.

Andorra: Iker Alvarez; Chus Rubio, Llovera, Alavedra, Garcia; Guillen, Marc Vales, Jordi Rubio, Cervos; Vales, Rosas.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëri-Angli si miqësore luksi, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëri-Angli si miqësore luksi, publikohen formacionet zyrtare

FSHF dënohet nga FIFA për duelin me Serbinë

FSHF-ja uron Kosovën

Nora Gjakova në Komisionin e Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare

Nora Gjakova flet si trajnere

Vëllaznimi mposht edhe Pejën

Vëllaznimi – Prishtina, dueli përmbyllës i xhiros

Shqipëri-Angli si miqësore luksi, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëri-Angli si miqësore luksi, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Gucati në Strasburg: UÇK-ja nuk njolloset, Haga ka devijuar nga shtrati i vet

Gucati në Strasburg: UÇK-ja nuk njolloset, Haga ka devijuar nga shtrati i vet

Ushtarët izraelitë qëllojnë drejt paqeruajtësve të OKB-së në Liban

Ushtarët izraelitë qëllojnë drejt paqeruajtësve të OKB-së në Liban

Moti për javën e ardhshme

Moti për javën e ardhshme

Ndëshkohet një shofer për tejkalim shpejtësie në Ferizaj

Ndëshkohet një shofer për tejkalim shpejtësie në Ferizaj

Shqiponja dykrenare në fotot e Drake, çfarë po nënkupton reperi?

Shqiponja dykrenare në fotot e Drake, çfarë po nënkupton reperi?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën