TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: Nuk mund të ketë paqe në rajon pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani: Nuk mund të ketë paqe në rajon pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe ku u vranë 243 persona.

Osmani ka thënë se krimet e luftës asnjëherë nuk vjetërsohen teksa ka shtuar se shteti asnjëherë nuk do të dorëzohet që të vihet drejtësia.

“Sikurse çdo vit ne i përkujtojmë 241 burra e djem, 7 fëmijë e 5 gra, në mesin e të cilave njëra shtatzënë, të vrarë mizorisht, në mënyrën më macabre nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Teksa kujtojmë këtë ditë tmerri, plagët e Krushës së Madhe janë ende të hapura. Prej më tepër se 20 vjetësh, fati i intelektualit Ukshin Hoti ende mbetet i pazbardhur. I tillë mbetet edhe fati i 64 banorëve të Krushës së Madhe të cilët figurojnë të zhdukur. Zemrat e copëtuara të nënave, grave, motrave e të fëmijëve të krushianëve ende kërkojnë drejtësinë e munguar. Krimet e luftës asnjëherë nuk vjetërsohen, njësoj sikurse gjenocidi që kishte qëllim shfarosjen e popullit shqiptar”.

“Ndaj sot dhe gjithnjë nuk do të ndalemi së kërkuar që autorët të vihen para drejtësisë dhe që fati i  patriotit të madh, Ukshin Hoti, të zbardhet. Asnjëherë nuk duhet të heshtim as të dorëzohemi. Ne duhet të besojmë dhe angazhohemi të gjithë së bashku për ta mbrojtur të vërtetën e cila po tentohet të vjetërsohet dhe për ta vendosur drejtësinë”, ka deklaruar Osmani, shkruan teve1.info.

E para e shtetit ka shtuar se nuk mund të ketë paqe në rajon pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë.

“Krusha e Madhe është ndër rrëfimet më të tmerrshme të luftës sonë. Dhe fatkeqësisht rrëfimi për Krushën e Madhe ende nuk ka mbaruar. Na duhen ende punë që krushjanët ta gjejnë paqen. Ideja e intelektualit Ukshin Hoti për republikë, liri dhe demokraci ende nuk është përmbushur sepse ende nuk kemi drejtësi për viktimat. Nuk mund të ketë paqe e stabilitet në rajon pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë si dhe pa vënien e autorëve para drejtësisë. Të vërtetën për Krushën do ta themi kudo e kurdo”, ka thënë ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dr.Arben Ziberi vazhdon rrugëtimin politik me Izet Mexhitin

Dr.Arben Ziberi vazhdon rrugëtimin politik me Izet Mexhitin

Kastrati: Kërkesa për 180 vjet burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së është dënim që nuk ekziston në asnjë legjislacion

Kastrati: Kërkesa për 180 vjet burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së është dënim që nuk ekziston në asnjë legjislacion

Therret me thikë një person në Prishtinë

Aksident trafiku në Dollc të Klinës, katër persona të lënduar

ZKA-ja nis auditimin për skemat pensionale në Kosovë

Ismet Munishi zyrtarizohet te Liria

Ismet Munishi zyrtarizohet te Liria

Prokuroria e Prishtinës interviston komisionerët e Drenasit për dyshime për keqpërdorim të votave

Prokuroria e Prishtinës interviston komisionerët e Drenasit për dyshime për keqpërdorim të votave

Vërshimet ua shkatërruan shtëpinë, familja Demiri nga Kodra e Trimave ende pa kompensim pas vërshimeve në Prishtinë

Vërshimet ua shkatërruan shtëpinë, familja Demiri nga Kodra e Trimave ende pa kompensim pas vërshimeve në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën