TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deklaratat e Konjufcës për të pagjeturit në Tëvë 1, reagon Petkoviq

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Konjufca pret anëtarësim të lehtë të Kosovës në Këshillin e Evropës 

Kryeparlamentari Glauk Konjufca deklaroi mbrëmë se presidenti serb Vuçiq e di se ku janë të zhdukurit e luftës së fundit në Kosovë por nuk tregon.

Andaj sipas tij Vuçiqit i duhet ngritur një aktakuzë “sikurse Putinit”.

“Personat i kanë rrëmbyer me dhunë, i kanë zhdukë, nuk dihet as për fatin e as për trupat e tyre. Për këto se ku janë ata, unë mendoj që nuk ka shaka dhe se për Zotin bashkësia ndërkombëtare bën hajgare nëse thotë se Vuçiqi nuk e din. Ai e din, por mund të thuhet se Vuçiqi nuk po don me tregu”, nënvizoi Konjufca në një intervistë për ResPublika në Tëvë 1.

Në një reagim, drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka thënë se është Kosova ajo që nuk ka bashkëpunuar për çështjen e të zhdukurve e jo Serbia.

“Nga ana tjetër, Beogradi është i vetëdijshëm për faktin se përcaktimi i fatit të të pagjeturve është në radhë të parë çështje e veprimit njerëzor, e jo e politikës ditore, dhe ne kemi treguar përgjegjshmëri dhe konstruktivitet absolut dhe kemi vepruar sipas të gjitha kërkesave të anës tjetër- që do të thotë se ne hetuam 23 lokacione në Serbinë qendrore për të përcaktuar nëse eshtrat e personave të zhdukur mund të prehen atje”, thuhet në një reagim të zyrës, shkruan telegraf.rs, përcjell teve1.info.

“Konjufca duhet ta dijë se për dallim nga Beogradi, Prishtina ka hetuar vetëm një lokacion dhe se edhe sot e kësaj dite presim që të plotësohet kërkesa jonë për të hetuar edhe nëntë të tjera në Kosovë e Metohi”, thuhet tutje në reagim.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca në intervistën e mbrëmshmë në Tëvë 1 rikujtoi edhe veprimin e trishtë të autoriteteve serbe kur kishin vendosur që të ndërtonin poligonin në Batajnicë mbi eshtrat e shqiptarëve të vrarë, krim ky që ishte zbuluar më pas.

“Vuçiqi që ka qenë pjesë e pushtetit të Millosheviqit e që e din ku janë të pagjeturit”, thekson Konjufca, duke ftuar edhe Hagën që të merret me këtë çështje.

Marrë parasysh të gjitha këto veprime, Konjufca thotë se kushtet ekzistojnë që edhe Vuçiqit t’i ngritet një ndjekje penale ndërkombëtare sikurse Putinit.

https://teve1.info/lajmet/konjufca-vuciqit-duhet-ti-ngritet-ndjekje-nderkombetare-sikurse-putinit/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qorrolli flet për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Qorrolli flet për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Sot nis greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

Spitali i Gjakovës jep detaje për aksidentin në Mrasor: 10 persona morën trajtim, dy u dërguan në QKUK

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

“Info Nata”- 03.08.2026

“Info Nata”- 03.08.2026

Sot nis greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

Spitali i Gjakovës jep detaje për aksidentin në Mrasor: 10 persona morën trajtim, dy u dërguan në QKUK

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

​Protesta në Tiranë në ditën e 65-të, kërkesat e pandryshuara

​Protesta në Tiranë në ditën e 65-të, kërkesat e pandryshuara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën