TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të paktën 9 persona të vrarë nga sulmet ajrore ruse në Ukrainë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Të paktën 9 persona të vrarë nga sulmet ajrore ruse në Ukrainë

Të paktën 9 persona mbetën të vrarë nga sulmet ajrore ruse në qytetet ukrainase më 22 mars, teksa luftimet e ashpra vazhduan në rajonin lindor të Donjeckut për kontrollin e qytetit të Bakmutit.

Të paktën tetë persona u vranë dhe shtatë u plagosën kur dy konvikte të një kolegji në Rzhyshchiv u goditën, rreth 64 kilometra në jug të Kievit, thanë shërbimet e urgjencës në Facebook.

Një person u shpëtua nga vendi i ngjarjes dhe katër persona besohet se ishin të bllokuar nën rrënoja. Operacionet e shpëtimit vazhduan kërkimin gjatë natës së kaluar, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Disa orë më vonë, dy ndërtesa banimi u sulmuan me raketa në qytetin juglindor të Zaporizhjas. Një person u vra dhe 29 u dërguan në spital nga ai sulm, tha ministri i Brendshëm Ihor Klymenko.

Administrata ushtarake rajonale tha se sulmi “nuk kishte qëllime ushtarake”.

Klymenko tha se autoritetet në vend regjistruan “një krimi tjetër lufte të Federatës Ruse kundër popullsisë civile”.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se sulmet treguan se Moska nuk është e interesuar për paqe.

“Më shumë se 20 dronë vrasës iranianë, si dhe raketa, granatime të shumta. Dhe kjo është vetëm për një natë të kaluar nën terrorin rus kundër Ukrainës”, shkroi Zelensky në Twitter.

“Sa herë që dikush përpiqet të përdorë fjalën ‘paqe’ në Moskë, jepet një urdhër tjetër për sulme të tilla kriminale”, shtoi ai, duke iu referuar dukshëm vizitës shtetërore të presidentit kinez Xi Jinping në Rusi, e cila përfundoi më 22 mars.

“Rusia po bombardon qytetin me egërsi shtazore. Zonat e banuara ku jetojnë njerëz të zakonshëm dhe fëmijë po qëllohen me armë. Shteti terrorist kërkon të shkatërrojë qytetet tona, shtetin tonë, popullin tonë”, shkroi Zelenskiy në mesazhin që shoqërohej me videon të një shpërthimi të fuqishëm.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha në raportin e tij të përditshëm se Rusia ndërmori një tjetër sulm ajror masiv me dronë të prodhuar nga Irani.

“Sipas informacioneve paraprake, 16 nga 21 dronët e nisur nga armiku u shkatërruan nga mbrojtësit tanë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se kërcënimi i sulmeve ajrore mbetet i lartë në të gjithë vendin.

Në rajonin verior Zhytomyr, një sulm me dron dëmtoi një objekt të infrastrukturës, tha kreu i administratës ushtarake rajonale Vitaliy Bunechko në Telegram.

Zelenskiy më 22 mars vizitoi zonën pranë Bakmutit, qyteti që ka qenë epiqendra e luftimeve intensive prej muajsh, që ka shkaktuar humbje të mëdha për të dyja palët, raporton REL.

Ai u dha dekorata mbrojtësve të Bakmutit dhe u informua për situatën operacionale në frontin e luftës, tha shërbimi i tij për shtyp.

Tags: BakmutUkraineViktima
ShareTweet

Postime të ngjashme

Al-Sharaa do të bëhet presidenti i parë i Sirisë që viziton Shtëpinë e Bardhë

Al-Sharaa do të bëhet presidenti i parë i Sirisë që viziton Shtëpinë e Bardhë

Qindra civilë të varrosur në varre masive, të tjerë të djegur nga RSF në El-Fasher të Sudanit

Qindra civilë të varrosur në varre masive, të tjerë të djegur nga RSF në El-Fasher të Sudanit

Numri i të vdekurve në Gaza kalon 69,000 persona

Numri i të vdekurve në Gaza kalon 69,000 persona

Zgjedhjet e pjesshme lokale në Shqipëri, pjesëmarrja 13.09% deri në orën 13:00

Zgjedhjet e pjesshme lokale në Shqipëri, pjesëmarrja 13.09% deri në orën 13:00

Këto janë komunat me daljen më të lartë në raundin e dytë deri në ora 15:00

Këto janë komunat me daljen më të lartë në raundin e dytë deri në ora 15:00

Tension në lagjen ‘Tavnik’-  Mbyllet lokali ku pritej ta shijonte kafenë kryeministri Albin Kurti

Tension në lagjen ‘Tavnik’- Mbyllet lokali ku pritej ta shijonte kafenë kryeministri Albin Kurti

Deri në orën 15:00 kanë votuar 19,18% e qytetarëve

Deri në orën 15:00 kanë votuar 19,18% e qytetarëve

Gjilani mposht Prishtinën

Gjilani me pikë të plota nga Malisheva

Sveçla apelon për shfrytëzimin e të drejtës së votës

Sveçla apelon për shfrytëzimin e të drejtës së votës

Sot fillon xhiro e fundit e sezonit vjeshtor në Superligën e Kosovës – një ndeshje në orar

Dukagjini fiton minimalisht

Osmani dhe Maqedonci nderojnë 14 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Osmani dhe Maqedonci nderojnë 14 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën