NATO ka vendosur të anulojë samitin e liderëve të vendeve anëtare, i cili ishte parashikuar të zhvillohej vitin e ardhshëm në Tiranë.
Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Associated Press, ky vendim vjen në një periudhë kur brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut vijojnë mospajtimet për disa çështje të rëndësishme, mes tyre financimi i mbrojtjes, zhvillimet lidhur me Iranin dhe lufta në Ukrainë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka relativizuar rëndësinë e anulimit, duke theksuar se Aleanca ruan fleksibilitetin në organizimin e takimeve të nivelit të lartë.
Në një intervistë për Associated Press, Rutte është shprehur se një takim mes udhëheqësve të 32 vendeve anëtare mund të organizohet në momentin që do të konsiderohet i nevojshëm.
Ndërkohë, ndryshimet në kalendarin e NATO-s nuk kufizohen vetëm te samitet e liderëve.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se po reduktohet edhe numri i takimeve ministrore, përfshirë ato të ministrave të Mbrojtjes, të cilat tradicionalisht janë zhvilluar gjatë muajit tetor.