TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vuçiq i gatshëm për kompromise për të arritur marrëveshje

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A

Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjithçka që është nënshkruar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe që është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, duhet të zbatohet.

Sipas Vuçiq, kur është fjala për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, nën patronatin e BE-së, janë nënshkruar katër marrëveshje: plani i zbatimit, parimet, menaxhmenti dhe Marrëveshja e parë.

“Këto janë katër marrëveshje. Ne tashmë kemi nënshkruar gjithçka dhe natyrisht është nënshkruar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe duhet të zbatohet. Dhe ky nuk është qëllimi përfundimtar. Qëllimi përfundimtar është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë së bashku,të jetojmë shumë më mirë dhe të respektojmë njëri-tjetrin, pa hasmëri. Nuk kam në plan të flas për fajin e askujt, nuk ka rëndësi nëse do të ndodhë për tre muaj apo tre vjet, por nëse ia dalim do të jetë  sukses historik ”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për Euronews, transmeton teve1.info.

I pyetur pak para takimit të Ohrit, për “vijat e kuqe”, Vuçiq ka deklaruar se nuk flet shpesh për vijat e kuqe, sepse sipas tij nëse flitet shumë atëherë nuk ka negociata reale dhe “pala tjetër do të insistojë vetëm në ato vija të kuqe”.

Është më e rëndësishme, shtoi ai, të flasin siç duhet, dhe kjo “do të thotë të përpiqesh të gjesh zgjidhje kompromisi”.

“Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Sigurisht që të dyja palët kanë vijat e tyre të kuqe dhe nuk mund ta mohoj këtë, por ne, besoj se të dyja palët, duhet të bëjmë shumë për të normalizuar situatën mes kombeve tona, popujve tanë dhe duke e pasur këtë parasysh, besoj se në interes të të dyja palëve të sigurohet qarkullimi i lirë i mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Duhet të punojmë me shumë zell për këtë, si dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme”, tha Vuçiq.

I pyetur nëse Serbia është e gatshme t’i bëjë disa lëshime palës kosovare kur bëhet fjalë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës apo të paktën të fillojë atë procedurë, Vuçiq tha se ata “tashmë e kanë filluar atë procedurë në Këshillin e Evropës, pa pyetur Serbinë, dhe se nuk u duhet Serbia për këtë”.

Tags: Aleksandar Vuçiqkompromisemarreveshje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ramabaja: Rikandimi i Osmanit rrezikon zgjedhje të reja

Ramabaja: Rikandimi i Osmanit rrezikon zgjedhje të reja

Buja: Krasniqi figurë unifikuese, do të pranohej për president edhe nga LVV e Vjosa Osmani

Buja: Krasniqi figurë unifikuese, do të pranohej për president edhe nga LVV e Vjosa Osmani

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

Hoti: Ngjarje si “Epopeja e UÇK-së” duhet në na gjejnë të bashkuar

Hoti: Do të bëhet Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare, synimi është dinjiteti

Hoti: Do të bëhet Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare, synimi është dinjiteti

“Këndi i Debatit” 27.02.2026

“Këndi i Debatit” 27.02.2026

Rama e Vuçiq i kërkojnë BE-së që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Europian dhe Schengen

Rama e Vuçiq i kërkojnë BE-së që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Europian dhe Schengen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën