TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nis protesta “Marshojmë, s’festojmë”

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Nis protesta “Marshojmë, s’festojmë”

Ka filluar protesta e grave me sloganin “Marshojmë, s’festojmë”, e cila ka për qëllim të drejtat e grave në shoqëri, raporton teve1.info

Protestuesit përmes parullave kanë treguar se marshojnë për të drejtat e grave, kundër dhunës ndaj tyre, kundër vrasjes së grave e për gratë e vrara.

“Çdo dite festojmë, e sot marshojmë”, kanë brohoritur protestuesit.

E mbijetuara e dhunës në familje, Elmedina Hajdari u shpreh se sot përmes kësaj proteste kërkon drejtësi për të gjitha gratë e dhunuar të cilat shpesh bëhen siç tha ajo fajtore për dhunën që përjetojnë.

Ajo tha se për shkak të neglizhencës nga Policia dhe Prokuroria shumë raste të raportuara të dhunës nuk janë hapur.

“Si e mbijetuar e dhunës në familje, kam raportuar rastin në vitin 2021 dhe ka 2 vite që po luftojë për drejtësi. Prej që kam raportuar rastin ne 2021, u bënë dy vite që kur po luftojë për drejtësi dhe të drejtat e mija. Për afër dy vite nga urdhër mbrojtja shkak I dhunës psikike sistematike unë qëndroj sot para jush si e mbijetuar e dhunës dhe si një grua e cila ka hasur në shumë dhunë e padrejtësi, jo vetëm prej dhunuesit, por edhe prej shtetit .Unë jam dëshmitare e neglizhencës, mosbesimit dhe padrejtësive të vazhdueshme që u bëhen grave nga Policia, Prokuroria e Gjykata. Mjafton tu përmendi që në Polici janë shumë raste që nuk janë hapur për shkak të neglizhencës të Policisë dhe Prokurorisë“, tha ajo.

E mbijetuara e dhunës në familje, Elmedina Hajdari u shpreh se përkundër provave të mjaftueshme Gjykata Themelore në Drenas, ish bashkëshortin që ndaj saj ushtroi dhunë sistematike e dënoi me dënim të ulët.

Ajo u shpreh se aktualisht është në pritje të vendimit nga gjykata për dhunën që vëllai i ish-bashkëshortit kishte ushtruar ndaj saj, për çka pret dënim meritor.

Hajdari theksoi se nëse nuk ka drejtësi në Kosovë lëndën e saj do ta dërgojnë në organet e drejtësisë jashtë vendit.

“Përkundër provave të vazhdueshme që i kam ofruar në gjykatë për dhunën që po bëhej e vazhdon të më bëhet dënimi që ish bashkëshorti ka marr nga Gjykata Themelore e Drenasit është tepër i ulët….Unë nuk jam dorëzuar dhe nuk do të dorëzohem kurrë, dhe thërras çdo grua që të luftojë dhunën dhe mos ta mbajë të fshehur brenda burrave sepse nuk është marre për neve gratë që të raportojmë për dhunuesit që përdorin dhunë. Fjala e fundit e imja është edhe nëse gjykata ku jetoj, jep vendimin jo meritor dhe më paragjykon mua si grua, do të kërkoj drejtësi në gjykatat e Apelit dhe Supreme dhe nëse nuk ka drejtësi në shtetin tonë në Kosovë lëndën time do ta dërgoj jashtë vendit”, u shpreh ajo.

E mbijetuara për dhunë në familje, Elmedina Hajdari kërkoi mbështetje për luftën e grave për të jetuar pa dhunë.

Marshi protestues i cili nisi nga Pallati i Drejtësisë ka vazhduar drejt objektit të Qeverisë së Kosovës.

Marshi ka filluar nga Pallati i Drejtësisë në Hajvali dhe pritet të përfundoj para objektit të Qeverisë së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në vitin 2025, Kurti me terma sportiv: Ta fitojmë kampionatin edhe kupën

Nga LVV komentojnë gatishmërinë e Haradinajt për president

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen në Klinë, konfiskohet arma e cila dyshohet se është përdorur

​Tentim-vrasje në Lipjan, plagoset një person me armë zjarri

Vazhdon ngritja e çmimit të derivateve

Dy persona hynë ilegalisht në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, njëri prej tyre ishte një vajzë e mitur

Në pyllin e një fshati në Novobërdë gjenden 233 fishekë, dyshohen se kanë mbetur nga lufta në Kosovë

Në pyllin e një fshati në Novobërdë gjenden 233 fishekë, dyshohen se kanë mbetur nga lufta në Kosovë

​5 vjet nga aksidenti tragjik në Slavonski Brod ku humbën jetën 10 mërgimtarë

​5 vjet nga aksidenti tragjik në Slavonski Brod ku humbën jetën 10 mërgimtarë

​15 vjet nga aksioni në pikat kufitare në veri, ku u vra polici Enver Zymberi

​15 vjet nga aksioni në pikat kufitare në veri, ku u vra polici Enver Zymberi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën