TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi: ‘Përvojat evropiane’ që përmenden në propozim janë Ishujt Aland e Tiroli Jugor, neni 7 sjell autonomi për serbët

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Krasniqi: ‘Përvojat evropiane’ që përmenden në propozim janë Ishujt Aland e Tiroli Jugor, neni 7 sjell autonomi për serbët

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka analizuar propozimin evropian për të cilin ra dakord Kosova edhe zyrtarisht në takimin e fundit në Bruksel.

Ndër të tjerash ai tha se neni 6 e  kthen gjendjen në status quo çka nënkupton se duhet të negociohet për secilën marrëveshje.

“Neni 6 është problematik sepse e zyrtarizon gjendjen në status quo dhe nga faza finale e dialogut ku ishte Kosova dy vite më parë, tash pranojmë fillimin e një faze të re të marrëveshjes për secilën temë, paçka se shumicën e temave i kemi trajtuar në mbi 30 marrëveshje që u referohet neni 10”.

Sipas Krasniqit Asociacioni duhet të kishte kuptim vetëm brenda një marrëveshjeje finale.

“Pra hymë në një cikël të ri negociatash, kompromisesh, duke pretenduar nënshkrim të marrëveshjeve specifike për të gjitha çështjet e hapura. Ka shumëçka që të flitet por neni 7 është shumë problematik. Jashtëzakonisht problematik, më shumë se neni 10 qe flet për Asociacionin. Është e vërtetë Asociacioni është një obligim i trashëgum dhe si tillë do të kishte kuptim në kuadër të një marrëveshje finale që sjell njohjen e ndërsjellë”, shtoi ai.

Krasniqi tha se përvojat evropiane për të cilat flitet në nenin 7 të propozimit, nënkupton që për serbët në Kosovë do të jepet një autonomi si ishujt Aland e Tiroli Jugor.

“Por neni 7 nuk flet për kompetenca të qeverisjes lokale sepse këto i kanë komunat në bazë të planit të Ahtisaarit. Nuk flet as për kornizë vetqeverisëse sepse në draftin e kalum ka qenë e theksume kjo. Sot thotë për instrumentet e Këshillit të Evropës. Por unë mendoj se ai me qëllim harroi me thanë cila është fjalias pasuese pas ‘instrumenteve të Këshillit të Evropës’. Dhe fjalia thotë që  ‘Instrumentet dhe përvoja evropiane ekzistuese’. Ato mes tjerash janë Ishujt Aland në Finlandë e Tiroli Jugor. Kjo arsyeja që po themi se ky nen 7 rrezikon me sjellë një autonomi politike dhe substanciale”, shtoi ai

Me pranimin e kësaj marrëveshjeje sipas Krasniqit hiqet dorë nga marrëveshja e njohjes së ndërsjellë.

“Nëse do të pranohej kjo marrëveshje po pranojmë me heq dorë prej njohjes së ndërsjellë. Nuk është e lehtë. Nuk është e mundshme. Nuk duhet me u pranu dhe nuk mund të thuhet nga askush që ka njohje de-fakto. Unë do ta pranoja këtë argument nëse Serbia shkon e ndërron Kushtetutën dhe çon notë verbale për njohjen e Kosovës”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën