Të martën një person ka vdekur në Ranillukë.
Sipas raportit të Policisë, viktima dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.
Në raportin 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se viktima është dërguar në shtëpinë e shëndetit, ku është konstatuar vdekja nga mjeku kujdestar.
“Ranillukë 28.02.2023-10:30. Viktima mashkull kosovar dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në shtëpinë e shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Teve1.info/