Një rast i kanosjes ka ndodhur në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, dega në Vushtrri.
Gjatë një seance gjyqësore në të cilën burrë e grua ishin palë, burri e ka kanosur gruan.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Vushtrri 22.02.2023 – 09:30. I dyshuari mashkull kosovar gjatë seancës gjyqësore ka kanosur bashkëshorten e tij femër kosovare (palë në proces gjyqësor). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.