TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Haxhiu: Do të themeloj Grupin Punues për hartimin e programit për kryerësit e dhunës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Haxhiu: Do të themeloj Grupin Punues për hartimin e programit për kryerësit e dhunës

Në Konferencën e organizuar nga Këshilli i Evropës, mbi programet për kryerësit e dhunës në familje, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu theksoi përkushtimin institucional që po bëhet në adresimin dhe trajtimin e këtyre rasteve.

Ajo i ka cilësuar rastet e dhunës si fenomen të dëmshëm dhe alarmant, njëherit që kërkon trajtim emergjent të institucioneve përkatëse që kanë përgjegjësi të parandalojnë dhe të reagojnë ndaj rasteve të tilla.

“Ministrja Haxhiu tha se pjesë integruese e dënimeve ndaj dhunueseve duhet të jetë edhe ofrimi i trajtimeve psiko-sociale për ta. “Qëllimi kryesor i shërbimeve psiko-sociale për kryerësit e dhunës është edukimi i tyre, ndryshimi i mendësisë dhe mësimi i metodave se si mos të përdorin sjellje abuzive në marrëdhëniet ndër-personale. Pas mbajtjes së dënimit për veprën penale respektive të kthehen në shoqëri dhe mos të përsërisin sjelljet abuzive, rrjedhimisht të ndalet cikli i dhunës”. Në kuadër të kësaj objektive të Strategjisë, me 2 dhjetor 2022 miratuam dhe lansuam “Kurrikulën për trajnimin e profesionisteve për ofrimin e programeve për kryerësit e dhunës në familje në Republikën e Kosovës” si një nga dokumentet kryesore të Kosovës në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.

Për hartimin e Kurrikulës Ministrja falënderoi mbështetjen e ofruar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë me ekspertizë e saj dhe në përputhje me Konventën e Stambollit dhe standardet ndërkombëtare, si dhe Grupin Punues për kontributin e tyre të çmuar gjatë procesit të hartimit të tij dhe përshtatjen e Kurrikulës për kontekstin vendor.

Ministrja rikujtoi se menjëherë pas miratimit të Kurikulës, po në dhjetor të vitit të kaluar u organizuan dy punëtori për Trajnimin e Trajnerëve, ku u certifikuan 41 profesionist nga ta: punëtor social, staf të Shërbimit Korrektues; staf të Shërbimit Sprovues; staf të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, staf nga strehimoret, zyrtarë të Agjencionit për Barazi Gjinore, punëtor shëndetësor dhe anëtar të shoqërisë civile.

Haxhiu tha se jemi në rrugë të mbarë për të themeluar programe të qëndrueshme për kryerësit e dhunës në familje, ku së shpejti si Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, do të themeloj Grupin Punues për hartimin e programit të parë për kryerësit e dhunës, e cila do të mbështetet me ekspertizën e ofruar nga Këshilli i Evropës. Programi për kryerësit e dhunës fillimisht do të kaloj një fazë pilotuese ku do të mentorohet, monitorohet dhe vlerësohet, në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria e tij dhe aplikimi afatgjatë./kp

Tags: dhunagrupi punuesHaxhiu
ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Listat për deputetë sjellin pak ndryshime, mungojnë figurat me pavarësi vepruese

Smajljaj: Listat për deputetë sjellin pak ndryshime, mungojnë figurat me pavarësi vepruese

Sami Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit

Sami Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit

KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Mediat angleze: Guardiola do të largohet nga City

Mediat angleze: Guardiola do të largohet nga City

Arsenali fiton me mund ndaj Burnleyt, i afrohet titullit kampion

Arsenali fiton me mund ndaj Burnleyt, i afrohet titullit kampion

Ancelotti fton Neymarin në Botëror, Brazili publikon listën finale

Ancelotti fton Neymarin në Botëror, Brazili publikon listën finale

Trump thotë se anuloi një sulm të ri ndaj Iranit

Trump thotë se anuloi një sulm të ri ndaj Iranit

KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën