Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, komentoi humbjen 1-3 në shtëpi ndaj Manchester City-t.
Duke folur për mediet, tekniku theksoi se edhe pas kësaj sfide, beson te fitimi i kampionatit.
“Krijuam disa probleme për City-n. Fakti që humba nuk e di nëse varet nga mungesa e përvojës apo nga fati keq. Nëse ende mendoj se mund ta fitoj kampionatin? Po, kam shumë besim te djemtë e mi, edhe pas kësaj mbrëmje.”-tha Arteta.











