TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sektori privat i atakuar më shumë nga ikja e të rinjve, njohësit e fushës: Pasojat do të ndien më vonë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Kur e teproni me sheqer organizmi sinjalizon

Mungesa e kushteve të favorshme të punës dhe pamundësia për t’u punësuar në profesionin e tyre, janë arsyet kryesore që të rinjtë po largohen nga vendi gjatë viteve, konsideron njohësi i çështjeve ekonomike dhe përfaqësuesi i sindikatës së sektorit privat.

Sipas tyre, migrimi po shkakton humbje të mëdha në ekonominë vendëse, teksa thonë se humbjet mund të ndien më vonë.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Ujkan Bajra, thotë se numri i ikjes së të rinjve jashtë shtetit është i madh. Ai thotë se me këtë dukuri, bizneset në vend do të pësojnë më së shumti.

“Ajo që është shqetësuese është ikja sidomos e të rinjve ose e fuqisë punëtore që mund të jenë të aftë për pune edhe këtu. Ka edhe studime empirike që realisht e kanë matë se sa ndikon në zhvillimin ose në rritjen ekonomike apo në uljen ekonomike largimi i të rinjve. Raportin mes hyrjeve në këtë rast edhe i migrimit edhe emigrimit të fuqisë punëtore në Kosovë është neto”, ka deklaruar ai.

Duke bërë një përllogaritje me ikjen e të rinjve, thotë se nga 1 mijë persona që e kanë lëshuar vendin, i kanë shkaktuar humbje ekonomisë së Kosovës afër 1 për qind.

“Migrimi është negativ. Pra, më shumë dalin se sa hyjnë dhe është e matur që për çdo 1 mijë persona që e lëshojnë vendin i shkaktojnë një humbje ekonomisë së vendit me 0.10%. Kjo nuk është ndoshta e madhe në përqindje por është jashtëzakonisht e madhe në kuptimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik për vendin. I referohemi Kosovës në rastin e dobësimit ose në rastin e largimit të rinjve në këtë rast pëson edhe ekonomia e vendit, po pësojnë edhe bizneset që realisht veç kanë fillu me i ndi këto pasoja edhe shto kësaj që kapitali human është njëri ndër faktorët kryesor që kontribuon në zhvillimin ekonomik të çdo vendi në mungesë të këtij kapitali atëherë edhe ekonomia e Kosovës është më e dobët”, tha Bajra.

Bajra ka numëruar edhe arsyet që shpien deri te emigrimi i të rinjve. Sipas tij, gjendja e rëndë ekonomike, pamundësia e gjetjes së një vendi pune e pasiguria për të ardhmen e tyre, janë shkaktarët kryesor që të rinjtë po largohen.

E kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Sektorin Privat, Jusuf Azemi, shpreh shqetësimin e tij për largim masiv i të rinjve nga Kosova. Thotë, se 80 për qind e punëtorëve nga ky sektor, synojnë largimin nga Kosova.

Ai ka pas kritika edhe në adresë të institucioneve për mosreagim për këtë çështje.

“Sa i përket çështjes së pagës dhe ikjes po ju them me bindje të plotë që ndoshta mund të thonë që po ndjell defetizëm por mbi 80 për qind e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës orientimin e kanë që të ikin jashtë, pasi që pas gjithë kësaj periudhe nuk është bërë as minimumi për përkujdesjen ose rregullimin e gjendjes së këtyre punëtorëve dhe decitivisht me secilin punëtor që bisedon por edhe me të rinjtë, qëllimi i tyre është vetëm deri sa të finalizohet kompletimi i dokumentacionit përndryshe nuk shohim perspektivë”, ka deklaruar ai për EO.

“Dhe këta njerëz merreni me mend duhet me kriju një familje, do ta kenë një fëmijë për të cilën me ketë pagë që marrin nuk mund ta mbajnë vetveten e lëre më të krijojnë kushte për vete e për pasardhësit e tyre. Është aq shqetësuese saqë mua më shumë po më shqetëson edhe mos marrja në mënyrë serioze me këtë çështje, shqetësimi më i madh është që po e shohim që është një çështje jashtëzakonisht  shumë madhore dhe ne nuk po merremi me këtë çështje”, tha Azemi.

 

Tags: rina e KosovësSektori privat
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arsimi në bllokadë – Në sytë e ekspertëve viti 2025 kalon pa ndonjë ndryshim

Shkak mungesa e ngrohjes, shkolla “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë shtyn nisjen e mësimit

170 zyrtarë policorë dhanë dorëheqje nga janari i vitit 2024, dukuria vlerësohet shqetësuese

Plagosja me armë zjarri në Pejë, prokurori i krimeve të rënda në vendin e ngjarjes

Mbyllet për qarkullim segmenti Ferizaj–Gjilan në fshatin Sojevë

Mbyllet për qarkullim segmenti Ferizaj–Gjilan në fshatin Sojevë

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Arsimi në bllokadë – Në sytë e ekspertëve viti 2025 kalon pa ndonjë ndryshim

Shkak mungesa e ngrohjes, shkolla “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë shtyn nisjen e mësimit

Ndalen përleshjet vdekjeprurëse në Alepo, tërhiqen luftëtarët e fundit të forcave kurde

Ndalen përleshjet vdekjeprurëse në Alepo, tërhiqen luftëtarët e fundit të forcave kurde

Bayern i afron rinovimin portierit Neuer, 39 vitet nuk janë aspak problem

A do të rinovojë 40-vjeçari Manuel Neuer?

Perez injoron Mbappe dhe Haaland: Te Reali luajnë Vinicius dhe Rodrygo!

Pérez rrit bonuset para finales

“Super Mario” me klub të ri

“Super Mario” me klub të ri

Irani paralajmëron se trupat amerikane dhe Izraeli do të jenë shënjestra nëse SHBA sulmon për protestat

Irani paralajmëron se trupat amerikane dhe Izraeli do të jenë shënjestra nëse SHBA sulmon për protestat

Trepça forcohet me amerikanin Vining

Trepça forcohet me amerikanin Vining

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën